Qeveria britanike dha dritën jeshile, aktivitet sportive mund të rifillojnë më 1 qershor por me dyer të mbyllura. Objektivi i Premier League është që sezoni të nis mes datave 12-14 qershor por as kjo nuk është e sigurt në një kohë kur shumë klube janë të paqartë se si do të luhet. Të gjithë mediat britanike bashkohen në këtë pikë, duke iu referuar edhe presidentit të Ligës angleze, me këtë të fundit që nuk dëshiron që ndeshjet të luhen në stadiume neutrale.

Sun: Qeveria dha “ok” por 20 klube kanë dyshime, duke nisur nga përzgjedhja e stadiumeve ku do të luhet.

“The Times”: Liga dëshiron që të hiqen ndeshjet në stadiumet neutrale. Klubet do ti kërkojnë qeverisë të luajnë në fushat e tyre.

Edhe “Star Sport”, “The Guardian” e shumë media të tjera kapet pas këtij detaji, zhvillimi i ndeshje në fusha neutrale mund të sjell mbylljen e sezonit.

Në fakt sipas “Daily Express”, pavarësisht se qeveria dha dritën jeshile për rifillimin e aktiviteteve sportive, shefi i Premier League, Richard Masters nënvizon se mbyllja e sezonit mbetet një opsion, duke kërcënuar në këtë mënyrë klubet që rrezikojnë rënien, të pranojnë rregullat në të kundër ky sezon mbyllet këtu.