Gerhard Progni u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes Laçi-Teuta, teksa asistoi për golin e parë dhe shënoi golin e dytë.

Në prononcimin e tij Progni u shpreh: “Jam i lumtur e para për fitoren pastaj për golin. E kishim vlerësuar ndeshjen, na u bë më e lehtë pas kartonit të kuq. Momenti i vështirë kalohet kur ke 2-3 fitore në vazhdimësi. Tani na vjen më shumë besim. Në ndeshjet e tjera shpresoj të bëjmë sa më mirë. Personalisht, akoma nuk mendoj që kam bërë më të mirën. Më e mirë do jetë kur të arrijmë objektivat. Duhet të gërshetohet eksperienca me çunat e rinj. Avash avash do jemi aty ku duhet.Më ka thënë edhe presidenti, tani nuk dua gola, dua vetëm asiste. Do jemi akoma dhe më mirë në vazhdim. I njohim ekipet më mirë. Mendoj do jetë një Teutë ndryshe në fazën tjetër. S’jam penduar fare që jam larguar nga Partizani. Më pëlqeu sfida me Teutën, shpresoj t’ia dal siç ja kam dalë gjithmonë”.