Pas përfundimit të fazës së grupeve, Botërori “Rusi 2018” mund të rezervojë përballjen e madhe Brazil-Gjermani që në turin tjetër, aty ku do të luajnë 16 skuadrat më të mira.

Dy gjysmëfinalistët e botërorit të 4 viteve më parë dhe dy nga pretendentët e fitimit të këtij turneu mund të kryqëzohen shumë shpejt, duke u dhuruar fansave një përballje të madhe më 2 ose 3 korrik.

Gjithnjë nëse arrijnë të kualifikohen (deri më tani vetëm 4 ekipe janë kualifikuar).Rezultatet e ndeshjeve të para në grup dhe renditja aktuale mund ta bëjnë të mundur këtë sfidë Brazil-Gjermani, ndërkohë që Rusia organizatore e Botërorit mund të “peshkojë” një mes Spanjës dhe Portugalisë në turin tjetër.

Sfida më të lehta parashikohen pas fazës së grupeve për Belgjikën, Francën dhe Britaninë e Madhe, që mund të kenë rivalë më të pranueshëm edhe pse ky Botëror po tregon se llogaritë bëhen në fund.