PSG nuk i ndahet tregut italian, Leonardo ofron 80 milionë euro për dy lojtarë të Lazios

01/06/2020 - 21:28

Paris Saint Germain e ka përqendruar merkaton te lojtarët që luajnë në kampionatin italian dhe pasi arriti të blejë përfundimisht sulmuesin argjentinas Mauro Icardi, ka gati disa goditje të tjera të rëndësishme.Kjo pasi Leonardo është një njohës mjaft i mirë i kampionatit italian dhe i drejtuesve të klubeve atje, çka e ndihmon të jetë më i suksesshëm si në identifikimin e lojtarëve të duhur, ashtu edhe në negociatat për të përfituar çmime sa më të favorshme.

Kështu sipas mediave italiane, vëmendja e Leonardos tashmë është spostuar në kryeqytet, ku ka planifikuar një sërë takimesh me presidentin e Lazios Claudio Lotito dhe Drejtorin Sportiv Igli tare, për të negociuar për dy futbollistë të bardhekaltërve.Bëhet fjalë për dy ballkanasit Sergej Milinkovic-Savic dhe Adam Marusic, të cilët kanë spikatur te Lazio këtë sezon dhe janë gati të bëjnë hapin e madh të karrierës, ndërsa mediat franceze sigurojnë se Leonardo ka ofruar 80 milionë euro për të dy ata.

Momentalisht Lazio ka zgjedhur rrugën e pritjes, pasi dëshiron të përqendrohet maksimalisht te ndeshjet e kampionatit, ku synon të fitojë titullin kampion pas 20 vitesh, ndërsa gjasat janë që negociatat të mbyllen me sukses, pasi shifra është joshëse për një klub me buxhet modest.Përveç dy futbollistëve të Lazios, PSG ndjek me mjaft interes edhe emra të tjerë nga kampionati italian, përfshi këtu Sandro Tonalin e Brescias, por edhe Allan e Koulibaly të Napolit, ku veçanërisht me mbrojtësin senegalez negociatat janë në fazë të avancuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kombëtarja Shqiptare U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka filluar nga sot grumbullimin dhe seancat stërvitore në qytetin e Durrës

Pavarsisht humbjes së thellë 3-0 ndaj Kukësit në kampionat, pak ditë më parë, trajneri i Teutës Edi Martini ka besim se gjysmëfinalja e k

Buxheti i Barçës për sezonin 2019-20 ishte 1.047 miliardë euro.

Luis Muriel i ka frikësuar të gjithë në klubin e Atalantës, teksa gjatë kohës që po drekonte me disa nga miqtë e skuadrës, humbi ekuilibr

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, fut në telashe familjen e CR7.

Lionel Mesi është në hije ose të paktën kështu duket. Argjentinasi nuk është më i njëjti që pas rifillimit të kampionatit spanjoll.

Marash Kumbulla është një nga lojtarët më të spikatur ne Serinë A, ku ka treguar paraqitje shumë të mira me Helas Veronën.

Union Berlini është i vendosur që të kthejë tifozët në stadiume, duke premtuar se do të mbulojë shpenzimet për të kryer testimin për COVI

Një tifoz vetëm 12 vjeç është arrestuar pasi ofendoi në Instagram me shprehje raciste sulmuesin Wilfried Zaha para ndeshjes Aston Villa –

Teksa poston një foto me ish-trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi, Presidenti Ilir  Meta thotë se tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it