Psikiatër për Balotelin, Ouen: Po lodheni kot

01/11/2014 - 18:45

DURRËS, 1 nëntor 2014-  Në një tarracë hoteli në Rio de Zhaneiro, Fabio Kapelos i kërkuan opinionin e tij për Kombëtaren italiane. Atëherë trajner i Anglisë, ai tundi kokën përpara se të shprehte keqardhjen që talenti më i madh i tyre ishte një person kaq problematik. Kapelo e komentoi si një tragjedi kombëtare, si diçka që do minonte shanset e Italisë për të qenë të suksesshëm 3 vite më vonë në Brazil. “Super-Mario” ishte 21 vjeç atëherë dhe ende shumë i ri kur Murinjo e skarcoi gjithashtu. Sulmuesi me talent të çmuar, ishte i pamenaxhueshëm edhe për portugezin tek Interi. “Unë nuk kam nevojë ta mbroj Balotelin. Ai është shumë mirë. Nuk ka asnjë problem dhe mos më pyesni sërish për të”. Me këtë ton u është përgjigjur pyetjeve për sulmuesin italian, trajneri i Liverpulit Brendën Roxhers një ditë më parë. Gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes me Njukasëllin, tekniku tha se klubi nuk është aspak në presion nga statistikat e 24-vjeçarit në “Anfield”, i cili ka shënuar vetëm 2 gola (kundër Ludogoretsit në Champions dhe ndaj Suonsit në kupë), por ende në Premier Ligë. Roxhers nuk e pranon përpara mediave se nënkampionët nuk janë të kënaqur nga forma nga ish-sulmuesit të Milanit, por stafi i tij po bën të pamundurën për të mos e humbur bastin me lojtarin që kushtoi 16 milionë paund. Kanë kaluar 3 vite që atëherë, por duket sikur koha ka mbetur në vend. Prandaj Roxhers dëshiron që Mario të punojë me psikiatrin Stiv Piters me shpresën që ai të shndërrohet në lojtarin që ai shpreson të ketë. Doktori nuk bën mrekulli, por psikiatri më i njohur sportiv në Angli është shansi i fundit për t’i dhënë atletit vetëbesimin që ai të rikthehet te golat, pastaj pjesa tjetër i mbetet sportistit. Legjenda Majkëll Ouen nuk beson se edhe kjo përpjekje do të ketë sukses: “Nuk është një lojtar klasi dhe nuk do ta zëvendësojë kurrë Suarezin. Uruguaiani është i një tjetër kalibri. Marion nuk e shoh as titullar në ‘Anfield’. Roxhers duhet të jetë duke menduar për ta zëvendësuar që tani”, shkruante “Topi i Artë” 2001 për “Telegraph”.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Koronavirusi po ridizenjon futbollin me shumë klube që tashmë janë në krizë financiare.

Zërat për një largim të mundshëm të Manuel Neuer nga Bayern Munich në merkaton e kësaj vere shtohen gjithnjë e më shumë, kjo për faktin s

Ish-futbollisti i Njukastëll, Nolberto Solano është arrestuar nga policia në Peru, duke mos respektuar orarin e vendosur  nga shteti në p

Edi Martini mori drejtimin e Teutës në mes të sezonit, pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit.

Në Durrës kanë gjetur një mënyrë origjinale për të mos lënë lojtarët që jetojnë në qytetin bregdetar pa stërvitje.

Tani që kampionatet janë pezulluar për shkak të Koronavirusit, pritet që të ketë edhe probleme të shumta në anën financiare për shumë eki

Ditën e sotme ka përfunduar karantina për skuadrën e Realit të Madridit, e cila u izolua pas rastit pozitiv me koronavirus të basketbolli

Shkencëtarë të njohur kanë deklaruar me keqardhje se një ndeshje e Champions League muajin e kaluar në Milano, mund të ketë qenë pika e s

Klubi i Barcelonës ka vendosur që të mos presë më lojtarët dhe ka vendosur në mënyrë të njëanshme t’u shpallë luftë atyre duke shkurtuar

Ish-futbollisti i Ajaksit, Abdelhak Nouri, pësoi një dëmtim të frikshëm në një ndeshje miqësore të vitit 2017, ndaj Verder Bremer, ndërko