Publikohet lista e klubeve më të pasura në Europë, asnjë ekip italian në 10 vendet e para

29/05/2020 - 22:14

Real Madrid është “mbreti” i Europës, klubi më i pasur në vitin 2020. Në këtë studim të përvitshëm përfshihen vlera e kartonit të futbollistëve, të ardhurat nga stadiumi, shitja e të drejtave televizive, popullariteti social dhe shumë faktorë të tjerë. Ekipi i Florentino Perez vlerësohet me 3,478 miliard euro i ndjekur nga Man.United. “Djajtë e kuq” kanë një vlerë në treg prej 3,342 miliard euro.

Në podiumin e ekipeve më të shtrenjtë renditet Barcelona. Klubi blaugrana vlerësohet me 3,193 miliard euro. Në vendin e katërt pozicionet Bayern Munich, ekipi i vetëm gjerman në 10 vendet e para. Bavarezët vlerësohen në treg me 2,878 miliard euro. Kampionët në fuqi të Champions League, Liverpool renditen në vendin e 5-të me 2,658 miliard euro.

“The Redas” ndiqen në renditje nga Man.City, Chelsea, e Tottenham. PSG dhe pse në përbërje ka disa nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve si Mbappe e Neymar, renditet në vendin e 9-të me 1,852 miliard euro. Mbyll dhjetëshen e klubeve më të shtrenjta në europë, Arsenal. Ajo që bie të sy është fakti se nga 10 klubet më të shtrenjta 6 prej tyre vijnë nga Premier League.

Për të gjetur një ekip italian duhet të ngjitmi në vendin e 11-të, Juventus vlen 1,735 milion euro. “Zonja e Vjetër: ka pësuar një rritje të vlerës me 12% krahasuar me një vit më parë. Pavarësisht se ndodhet në vendin e 12-të me 983 milion euro, Inter është ekipi që ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme me plus 146% krahasuar me vitin 2016 ku drejtimin e klubi e mori grupi Suning.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kombëtarja Shqiptare U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka filluar nga sot grumbullimin dhe seancat stërvitore në qytetin e Durrës

Pavarsisht humbjes së thellë 3-0 ndaj Kukësit në kampionat, pak ditë më parë, trajneri i Teutës Edi Martini ka besim se gjysmëfinalja e k

Buxheti i Barçës për sezonin 2019-20 ishte 1.047 miliardë euro.

Luis Muriel i ka frikësuar të gjithë në klubin e Atalantës, teksa gjatë kohës që po drekonte me disa nga miqtë e skuadrës, humbi ekuilibr

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, fut në telashe familjen e CR7.

Lionel Mesi është në hije ose të paktën kështu duket. Argjentinasi nuk është më i njëjti që pas rifillimit të kampionatit spanjoll.

Marash Kumbulla është një nga lojtarët më të spikatur ne Serinë A, ku ka treguar paraqitje shumë të mira me Helas Veronën.

Union Berlini është i vendosur që të kthejë tifozët në stadiume, duke premtuar se do të mbulojë shpenzimet për të kryer testimin për COVI

Një tifoz vetëm 12 vjeç është arrestuar pasi ofendoi në Instagram me shprehje raciste sulmuesin Wilfried Zaha para ndeshjes Aston Villa –

Teksa poston një foto me ish-trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi, Presidenti Ilir  Meta thotë se tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it