Dy akuza janë ngritur në adresë të 4 personave të grupimit “Pussy Riot”, që të maskuar si agjentë policisë hynë në fushën e lojës gjatë kohës që luhej finalja e Kupës së Botës në futboll midis Francës dhe Kroacisë.

Personat, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, akuzohen për “shkelje të rregullave të sjelljes publike gjatë manifestimeve sportive” si dhe “përdorim ilegal të uniformave të policisë”.

Policia konfirmon se katër personat që hynë në fushë kanë hyrë në stadium me bileta të rregullta dhe më pas kanë veshur uniformat e policisë, duke mashtruar rojet (steward) që ndodhet anës fushës. Për këtë arsye, ata e patën të lehtë të afrohen me fushën dhe më pas të hyjnë në të në të njëjtën kohë.

Ky veprim i ndërmarrë nga grupimi “Pussy Riot” është ndërmarrë në shenjë proteste ndaj politikave të Rusisë.

Personat që hynë në fushë kishin të shkruar në bluzat e tyre “lirim të burgosurve politike” si dhe “konkurrencë e lirë në Rusi”. Sipas ligjeve ruse, ata rrezikojnë 15 ditë burg, por ky dënim mund të jetë edhe më i rëndë nga Kremlini.