Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Qeveria japoneze hedh poshtë lajmin e "The Times" për anulimin e Olimpiadës

22/01/2021 - 17:18

Qeveria Japoneze ka mohuar lajmet e shpërndara në orët e fundit në lidhje me një vendim të marrë nga ekzekutivi nipon për të anuluar Lojërat Olimpike të Tokios këtë verë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe mundësinë për organizimin e Lojërave në vitin 2032.

Gazeta britanike “The Times”, e cila citon një zyrtar të qeverisë japoneze, shkroi për një marrëveshje të nënkuptuar mbi pamundësinë e organizimit të Lojërave Olimpike këtë verë, duke shpjeguar se qëllimi tani është “të përpiqesh të shpëtosh fytyrën”.

"Ne dëshirojmë të hedhim poshtë çdo hamendje të rindërtuar në artikull," – tha nënkryetari i kabinetit japonez, Manabu Sakai në një konferencë, duke shtuar se në dritën e asaj që po ndodh globalisht për shkak të pandemisë, qeveria do të duhet të marrë një vendim së shpejti. – "Deri atëherë ne mbetemi të vendosur për të bërë atë që është në fuqinë tonë dhe për të ecur përpara me organizimin e Lojërave," – vazhdoi Sakai.

Të njëjtën ditë, gjatë seancës parlamentare, kryeministri Yoshihide Suga tha se qeveria po konsideron masa të veçanta anti-COVID, për të pritur Olimpiadën me një nivel të besueshëm sigurie.

Dje, në një intervistë me agjencinë Kyodo, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, siguroi se Lojërat do të mbahen dhe aktualisht nuk ka asnjë plan B, por duke mos përjashtuar mundësinë e uljes së numrit të spektatorëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lajm jo i mirë për Realin e Madridin në momentin kyç të sezonit.

Juventusi nuk po gjen paqe këtë sezon. Nuk ka vazhdimësi në rezultate dhe as siguri për të ardhmen.

Fjalët e Elvis Plorit, një javë më parë në “Rubrika Sportive” vazhdojnë të krijojnë pështjellim dhe polemika.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, mendon se tashmë çdo gjë bëhet më e vështirë me skuadrën e tij në vendin e parë.

Është ngjitur në kuotën e 7 golave, 3 më pak se shoku i tij i skuadrës, Dejvi Bregu.

Vedat Muriqi nuk ia ka dalë që deri tani të përmbushë pritshmëritë me Lacion.

Napoli mposhti Sampdorian ditën e djeshme me rezultatin 2-0, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme, e cila i mban në garë për zonën

Trepça mposhti në fundjavë Arbërinë në kampionatin kosovar, me rezultatin 1-0, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme.

Pas plot 11 vitesh mungesë, Interi i këtij sezoni duket shumë pranë titullit kampion.