Racizëm ndaj shqiptarëve

16/12/2012 - 10:47

 

Mançester Siti fitoi 3-1 në fushën e Njukasëllit, por triumfi i skuadrës së Mançinit u njollos nga sjellja e futbollistit serb Aleksandër Kolarov. I futur si zëvendësues, ai fyeu me fraza raciste disa tifozë shqiptarë të pranishëm në stadiumin “St.James Park”, gjatë kohës që po bënte nxemjen. 

Dy shqiptarë hapën flamurin kuqezi pranë tij, ndërsa menjëherë më pas mbrojtësi anësor i Sitit reagoi me fjalë, duke shkaktuar një debat që zgjati 10 minuta. Njëri prej tifozëve e ka denoncuar ngjarjen te një nga punonjësit e sigurisë së stadiumit dhe menjëherë pas përfundimit të takimit, forcat e rendit e morën Aleksandër Kolarov për t’i kërkuar shpjegime. 

Më pas, futbollisti serb u largua me pjesën tjetër të skuadrës, por ndaj tij ka nisur tashmë një hetim dhe pritet që ai të thirret prapë për t’u marrë në pyetje. Policia e Northumbrias ka bërë një deklaratë të shkurtër, ku ka ftuar ata që kanë dijeni për ngjarjen, të dëshmojnë pranë saj. “Policia e Northumbrias ka marrë një raport se në stadiumin St.James Park është përdorur gjuhë raciste, gjatë ndeshjes Njukasëll Junajtid-Mançester Siti, - shkruajnë autoritetet angleze në komunikatën e shpërndarë për mediat. – Policia e Northumbrias i konsideron shumë serioze ngjarje të tilla dhe për incidentin ka nisur tashmë një hetim”. Në fakt, problemet e racizmit kanë çuar kohët e fundit në çështje të mëdha, siç ishte ajo për gjuhën e Xhon Territ ndaj Anton Ferdinand apo edhe për dënimin e Luis Suarez. 

Ndeshjet 

Sa u përket ndeshjeve të djeshme në kampionatin anglez, Mançester Junajtid ruajti diferencën prej 6 pikësh ndaj Mançester Sitit, duke fituar 3-1 në “Old Traford” kundër Sandërlendit. Van Persi e Kleverli shënuan dy herë në pjesën e parë, duke vulosur praktikisht fatet e takimit, ndërkohë që Uejn Runi shënoi për herë të tretë në minutën e 59-të. Kembëll realizoi golin e vetëm për Sandërlendin, që mbetet në zonën e rënies nga kategoria. Ndërkohë, fitore e madhe në shifrat 3-1 e Mançester Sitit, falë golave të Agueros, Havi Garsias dhe Jaja Turesë. Për vendasit, goli i vetëm mban firmën e Demba Ba. Trajneri Roberto Mançini e uli në stol Mario Balotelin në këtë ndeshje, duke i lënë të kuptohet se është i pakënaqur me performancën dhe sjelljen e tij. Në takimet e tjera, spikat disfata 1-3 e Liverpulit në “Anfield Road”, në një takim ku të kuqtë shfaqën problemet e zakonshme të këtij sezoni, si mungesa e përqendrimit apo mungesa e organizimit të lojës. Dje ka ardhur edhe fitorja e parë për QPR-në këtë sezon, 2-1 ndaj Fulhamit. Dy gola të talentit Tarabt i dhanë triumfin skuadrës që tashmë drejtohet nga i mirënjohuri Herri Redknap. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Italia buzëqesh, buzëqesh edhe arkitekti i këtij ekipi, Roberto Mancini, fitorja e pastër 3-0 kundër Turqisë i jep më shumë besim për pje

Momente të tmerrshme janë shënuar në Danimarkë-Finalndë, pasi Christian Eriksen, numri 10 danez, ka humbur ndjenjat në fushë.

Tani nuk ka më dyshime për të ardhmen e Giggio Donnarummës, e cila do të jetë në kryeqytetin e Francës, Paris.

Nuk kanë të sosur telashet për organizatorët e Copa America-s, pasi në fillim të muajit maj iu desh të ndërronin vendin organizator dhe m

Teuta e mbylli me sukses këtë edicion duke fituar titullin kampion, por koha e festës ka përfunduar dhe kanë nisur përgatitjet për Kupat

Pas Spanjës dhe Suedisë, Covid-19 ka goditur edhe kombëtaren ruse.

Manolo Portanova, futbollisti 21-vjeçar i Xhenoas, i cili në të kaluarën ka luajtur dhjetëra ndeshje me fanellën e përfaqësueseve të mosh

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka patur gjithmonë në radhët e saj emra të spikatur në arenën ndërkombëtare, lojtarë të cilët kanë arrit

Gjithçka është e kryer, skuadra e Romës është një hap larg firmës me Granit Xhakën.

Dejvi Bregu i cili zhvilloi një sezon fantastik ku fitoi dhe “Këpucën e Artë” u shpreh se fitimi i titullit me Teutën ishte fryma e grupi