Racizmi në shkallët e stadiumit është duke u kthyer gjithnjë e më shumë në problem. Edhe pse politikat për t’i ndëshkuar personat që lëshojnë kore të tilla është i ashpër, sërish zbatimi i saj ka shumë mungesa. Ndaj në këtë sezon, më shumë se kurrë janë shfaqur kore raciste në Serinë A në Itali, ashtu si edhe në Premier League-n angleze.

Dukej, sikur Spanja ishte larg kësaj sëmundje, por menduan tifozët e Espanjol në ndeshjen e djeshme ndaj Atletik Bilbaos për të vënë në funksion fenomenin e shëmtuar. Në momentin kur sulmuesi i ekipit bask Injaki Uilliams po dilte nga fusha si pasojë e zëvendësimit,kaloi poshtë tribunës së tifozerisë katalanase të cilët shfrenuan gjuhën dhe nisën ofendimet.

Megjithatë, 25-vjeçari nuk ia përtoi tifozëve dhe iu kundërpërgjigj duke acaruar më shumë situatën në tribuna. Pas, ndeshjes ekipi i Espanjol reagoi duke theksuar se po investigon për të identifikuar ata që ishin pjesë e koreve.