Ranë nga kategoria, tifozët ultras sulmojnë vajzën e trajnerit të njohur italian

09/05/2021 - 20:40

Një rast i paprecedentë ka ndodhur natën e kaluar në Itali, teksa vajza e trajnerit të Peskarës, Xhanluka Grasdonia është sulmuar nga disa tifozë ultras të skuadrës të Salernitanës në prag të sfidës së nesërme që dy ekipet do të zhvillojnë për javën e 38-të të Serisë B.

18-vjeçarja është sulmuar fizikisht duke u dhunuar me shkelma dhe shtyrje nga tifozë të Salernitanës. Grasdonia është trajner i Peksarës, e cila ka prerë biletën për në Serinë C vitin tjetër, ndërsa Salernitana është afër ngjitjes në Serinë A. Sulmi dyshohet se është bërë për të trembur trajnerin Grasdonia në prag të sfidës me Salernitanën, pasi kjo sfidë është jetike për skuadrën italiane për t'u ngjitur në Serinë A.

Ndërkohë ka reaguar vetë gruaja e teknikut italian duke u shprehur se kjo sjellje është e patolerushme për një ndeshje futbolli dhe se do të largohen nga qyteti ku banojnë aktualisht, pasi nuk është hera e parë që hasin probleme me tifozë futbolli.

“Pas pesë ditësh fyerjesh dhe kërcënimesh ndaj familjes sonë, ne nuk mund ta tolerojmë atë që ndodhi natën e kaluar. Vajza jonë, e cila sapo ka mbushur 18 vjeç, u sulmua dhe u kërcënua me shtytje dhe shkelma në mënyrë që babai i saj të trembej vetëm për një lojë futbolli. Shpresojmë që këta kriminelë, të cilët janë larg nga të qenit tifozë, do të identifikohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne falënderojmë të gjithë ata që na mbështetën në këto orë të trishtueshme, por është e qartë se jeta jonë do të vazhdojë larg Salerno”, shkruan gruaja e Grasdonias.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina është rikthyer të flasë për çështjen e krijimit të Super Ligës.

Ataku kardiak që pësoi Christian Eriksen në fushën e lojës tronditi të gjithë botën e futbollit, ndër të tjerë dhe gruan e tij Sabrina Kv

Momente ankthi dhe paniku për jetën e Christian Eriksen.

Uellsi dhe Zvicra kanë ndarë pikët mes tyre në ndeshjen e parë të ditës së sotme në Euro 2020.

Në ndeshjes midis Danimarkës dhe Finlandës, mesfushori Christian Eriksen pësoi infarkt në fushë ç’ka trishtoi fansa të futbollit në mbarë

Italia buzëqesh, buzëqesh edhe arkitekti i këtij ekipi, Roberto Mancini, fitorja e pastër 3-0 kundër Turqisë i jep më shumë besim për pje

Momente të tmerrshme janë shënuar në Danimarkë-Finalndë, pasi Christian Eriksen, numri 10 danez, ka humbur ndjenjat në fushë.

Tani nuk ka më dyshime për të ardhmen e Giggio Donnarummës, e cila do të jetë në kryeqytetin e Francës, Paris.

Nuk kanë të sosur telashet për organizatorët e Copa America-s, pasi në fillim të muajit maj iu desh të ndërronin vendin organizator dhe m