Real Madrid-Adidas, akord marramendës

29/01/2016 - 22:48

140 milionë Euro për një fanelle. “Adidas” fuqizon financat e Realit të Madritit.Skuadra e Florentino Perez është duke arritur një marrëveshje me firmën e veshjeve sportive “Adidas”, e cila do të jetë sponsor i  fanellave të Los Blancos për 10 vitet e ardhshme. Shuma e përfituar nga kjo marrëveshje pritet  të arrijë shifrat e 140 milionë Eurove në sezon dhe në total për 10 vjet ajo do t’i kalojë ato të 1 miliardë Eurove. Shifra të çmendura që padyshim do të ndryshonin rrënjesisht bilancat në futbollin europian me Realin që do të shtonte akoma më tepër potencialin e tij ekonomik për blerjen e super yjeve.

Nëse palët gjejnë dakordësi mes tyre atëherë skuadra e Zinedine Zidane pritet të kalojë në renditjen speciale klubin anglez Man. United, të cilët vitin e kaluar firmosën një kontratë me “Nike” nga ku do të përfitonin 98 milionë Euro në sezon, duke e shndërruar fanellën e Djajve të Kuq në fanellën më të shtrenjtë por ky duket nje rekord i destinuar per t’u thyer shume shpejt.

“Adidas” është sponsor i disa prej klubeve më të mira nëpër botë, ata verën e kaluar firmosën një akord më skuadrën Gjermane Bayern Munchen. Kontrata me bavarezët do të zgjasi deri në vitin 2030 dhe në total ajo kap shifrat e 900 milionë Eurove. Kontrata mes skuadrës së Realit dhe “Adidas” pritet të firmoset brenda këtij viti dhe skadon në Qershor të vitit 2020.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kampionati italian po bëhet gjithmonë e më i vështirë dhe i luftuar, dhe Milanin e pret një tjetër test i rëndësishëm nesër në mbrëmje (2

Bashkëshortja e futbollistit të mirënjohur nga Kosova, Valon Behrami, ka arritur një fitore të madhe në garat e Kupës së Botës në skijimi

Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman është detyruar sot të ndërpresë konferencën e shtypit para ndeshjes së skuadrës së tij me Sevilla në

Tirana ka fituar me përmbysje 1-2 derbin e Shqipërisë kundër Vllaznisë, i vlefshëm për javën e 21 të Superligës.

Keidi Bare është kthyer në një kohë të shkurtër në një nga emrat më të dashur për tifozerinë e skuadrës së Espanjoi, që ka pëlqyer grintë

Një gjë është e sigurtë: Erling Haaland do të jetë emri më i përfolur në merkaton e verës.

Edi Martini ndjen keqardhje për barazimin me Kukësin, pasi Teuta kaloi dy herë në epërsi, por nuk diti ta ruante avantazhin.

Në “Niko Dovana” nuk ka fitues, me Teutën dhe Kukësin që dhurojnë një sfidë spektakolare mes tyre me një barazim 2-2, ku durrsakët flirtu

Nëse nuk është alarmante, sigurisht që situata në sulmin e Juventus nuk është aspak e mirë.

Zhang Jindong, pronari i Interit, rrezikon të humbasë kontrollin e “Suning.com”, mes shitësve më të mëdha në Kinë të elektronikës dhe mat