Reali i Madridit është shumë pranë portierit më të mirë të Botërorit Rusi 2018. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane Los Blancos kanë arritur akordin me gardianin e kombëtares belge Thibaut Courtois.

Kampionët në fuqi të Europës i kanë ofruar portierit të Chelsea-it një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 11 milionë eurosh në sezon. Edhe vetë Courtois kërkon të ndërrojë ambient dhe është gati të rikthehet në Madrid por këtë herë për të mbajtur veshur fanellën e Realit dhe jo atë të Atleticos.

Mbetet për t’u parë tashmë sesi Florentino Perez do të bindë homologun e tij, rusin Roman Abramovich për të lejuar largimin e gardianit belg. Oferta e Realit për Chelsea-in pritet të jetë 40 milionë euro një shifër që gjithsesi vështirë se do të bindë Blutë e Londrës për të lejuar largimin e portierit të tyre.