Reali i përçarë

15/12/2012 - 09:36

 

Përçarje! Është kjo fjala me të cilën e përditshmja spanjolle “Marca” e përshkruan situatën aktuale te Reali i Madridit. “Humbja me Selta Vigon rrit distancën mes Murinjos dhe futbollistëve”, shkruan më tej ai. 

Në një dyfaqësh të titulluar “Probleme në familje”, gazeta madrilene, shumë pranë klubit, analizon arsyet e dështimit të Realit. “Mesazhi i trajnerit nuk është më aq i rëndësishëm, futbollistët janë të lodhur që tekniku u kërkon përherë “forcë” në fushë, disa prej tyre diskutojnë zgjedhjet taktike të Murinjos, ndërkohë që ky i fundit ndjehet i tradhtuar nga informacionet e rrjedhura në shtyp, - analizon “Marca”. – Mou duket gjithnjë e më larg futbollistëve, duke e bërë aktuale idenë e të larguarit në fund të sezonit”. 

Kriza e Realit është analizuar edhe në gazetën “El Pais”, pasi skuadra e Murinjos pësoi humbjen e gjashtë në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Gjatë gjithë sezonit të shkuar, Murinjo pësoi vetëm 5 humbje, ndërsa asnjëherë më parë në karrierën e portugezit, një skuadër nuk kishte humbur 6 herë para Krishtlindjeve. 

Me Barçën që ndodhet e shkëputur me 11 pikë dhe me kampionatin që tashmë është një utopi për t’u fituar, Realit i duhet patjetër të përmbysë humbjen në Vigo dhe më pas të mendojë për fitimin e Kupës dhe të Champions League. 

Pra, sezoni ka ende kohë të mbyllet në mënyrë triumfale. “Por, lojtarët janë të xhindosur, - shkruan El Pais. – Prej muajsh Murinjo i provokon, duke kërkuar ë rebelohen publikisht”. I vetmi që ende i beson portugezit është presidenti Florentino Perez. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Italia buzëqesh, buzëqesh edhe arkitekti i këtij ekipi, Roberto Mancini, fitorja e pastër 3-0 kundër Turqisë i jep më shumë besim për pje

Momente të tmerrshme janë shënuar në Danimarkë-Finalndë, pasi Christian Eriksen, numri 10 danez, ka humbur ndjenjat në fushë.

Tani nuk ka më dyshime për të ardhmen e Giggio Donnarummës, e cila do të jetë në kryeqytetin e Francës, Paris.

Nuk kanë të sosur telashet për organizatorët e Copa America-s, pasi në fillim të muajit maj iu desh të ndërronin vendin organizator dhe m

Teuta e mbylli me sukses këtë edicion duke fituar titullin kampion, por koha e festës ka përfunduar dhe kanë nisur përgatitjet për Kupat

Pas Spanjës dhe Suedisë, Covid-19 ka goditur edhe kombëtaren ruse.

Manolo Portanova, futbollisti 21-vjeçar i Xhenoas, i cili në të kaluarën ka luajtur dhjetëra ndeshje me fanellën e përfaqësueseve të mosh

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka patur gjithmonë në radhët e saj emra të spikatur në arenën ndërkombëtare, lojtarë të cilët kanë arrit

Gjithçka është e kryer, skuadra e Romës është një hap larg firmës me Granit Xhakën.

Dejvi Bregu i cili zhvilloi një sezon fantastik ku fitoi dhe “Këpucën e Artë” u shpreh se fitimi i titullit me Teutën ishte fryma e grupi