Reja ndërron mendje, zëvendësuesin e Hysajt e merr nga Finlanda

08/10/2019 - 19:30

Dëmtimi i Elseid Hysajt në ndeshjen Torino-Napoli bëri që shkodrani të humbë ndeshjet eliminatore të Kombëtares Shqiptare, duke prishur jo pak planet e trajnerit Edi Reja, që fillimisht vendosi të mos marrë asnjë emër tjetër për ta zëvendësuar.Megjithatë gjatë ditës së sotme Reja ka ndryshuar mendje, duke thirrur në ekip mbrojtësin Hysen Memolla, që u mungon kuqezinjve prej disa kohësh, për shkak të problemeve që kaloi në kampionatin kroat.

Aktualisht Memolla po luan në kampionatin finlandez me skuadrën e KPV, ku ka shënuar 3 gola në 7 ndeshje, duke treguar një formë mjaft të mirë, ndërsa paraprakisht ishte vendosur edhe në listën e rezervave nga trajneri Edi Reja.Futbollisti 27-vjeçar luan në krahun e majtë, por mund të përshtatet edhe në të djathtë, ndërsa tani do të ketë mundësi të bindë trajnerin Reja në seancat stërvitore, për të fituar një vend në formacion.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Serie A do të rinisë më 20 qershor dhe tashmë është bërë zyrtare.

Arthur Melo i ngrin buzëqeshjen Juventusit, Barcelonës por dhe vetë Pjanic.

Nga e thënë në të bërë, Inter dhe Icardi me në fund pas një luftë të ashpër janë në prag divorci përfundimtar.

Klubi i Barcelonës është një ndër ata që është goditur më rëndë nga kriza e koronavirusit.

Dejan Kulusevski firmosi me Juventusin në merkaton e janarit, teksa do të luajë me bardhezinjtë duke filluar nga sezoni i ardhshëm, pasi

Teuta e ka fituar me rezultatin 4-0 miqësoren e zhvilluar në Durrës kundër Erzenit.

Serbia bën një hap përpara drejtë rikthimit në normalitet!

Mbrojtësi anglez, Kristian Mbulu ka ndërruar jetë ditën e djeshme, në një moshë shumë të re.

Tre shitje për të arkëtuar plot 160 milionë euro dhe për të rimodeluar sulmin.