Rekordmeni Perisic, vrapoi 74.5 km në Rusi

19/07/2018 - 17:46

   Kroacia nuk mundi të kthehej në shtëpi së bashku me Kupën e Botës, por sërish ecuria e kësaj kombëtareje ishte e jashtëzakonshme në Rusi. Modric u shpall futbollisti më i mirë i botërorit, ndërsa Perisic vendosi një rekord.

Lojtari i Interit ishte një nga protagonistët e suksesit historik të Kroacisë në Kupën e Botës, ku për herë të parë arriti të shkojë deri në finale.

Sulmuesi anësor i Interit punoi jashtëzakonisht shumë, duke shënuar e asistuar, ndërsa shpesh nxori skuadrën nga situata mjaft të komplikuara, ndërsa gjeti golin e barazimit të përkohshëm në finalen me Francën.

Shifrat tregojnë se Perisiç është futbollisti që ka vrapuar më shumë në “Rusi 2018”, me plot 74.5 kilometra të përshkuara, më shumë se askush tjetër.

Gjithsesi kjo shifër është më e ulët se 80 kilometrat e përshkuara nga Xavi në 2010-ën dhe 84 kilometrat e përshkuara nga Muller në 2014-ën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rikthehet te fitorja në kampionat Erzeni kampion, që në fushën e tij mposhti me shumë lehtësi 3-0 Elbasanin e vendit të fundit, në një ta

Usain Bolt është befasuar kur në derën e shtëpisë së tij në Sidney të Australisë, ka trokitur mëngjesin e sotëm antidopingu, me një kërke

Kapiteni i Manchester United është në vitin e tij të fundit të kontratës me “Djajtë e Kuq” dhe duket se drejtuesit e klubit kanë vendosur

Goga Basket i ka dhënë një leksion Tiranës kampione në basketboll për meshkuj, duke fituar 102-75 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë

Është një moment i vështirë për Gjer maninë, e cila pas Botërorit zhgënjyes në Rusi gjatë kësaj vere, nuk ka fituar ende në ndeshjet zyrt

"Mayorga"!Nuk është e vështirë të nisësh një gjyq, por ta fitosh atë… Cristiano Ronaldo e di mjaft mirë se për të mposhtur jurinë e Nevad

Trajneri Kristian Panuçi e pranoi që pas kësaj humbjeje jemi jashtë.

Sinjalizimi në ditët e shkuara nga gazeta franceze “L’Equipe” rreth një trukimi të mundshëm të ndeshjes ndërmjet PSG dhe Cervena Zvezda,

Klubi i futbollit të femrave në Brazil, Manikore, ka udhëtuar plot 12 orë për të luajtur në ndeshjen në transfertë në Manaus ndaj Atletik

Kosova u ndal në një barazim në ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve.