Renditja e Fifa-s, Shqipëria fluturon në vendin e 45-të

18/09/2014 - 23:41

18 Shtator 2014 - Fitorja historike me Portugalinë në Aveiro e katapulton përfaqësuesen e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s. Kështu kuqezinjtë pozicionohen në vendin e 45 duke fituar plot 25 pozicione krahasuar me një muaj më parë. Suksesi në transfertë ndaj një kundërshtari që mban vendin e 11-të në klasifikimin e FIFA-s ka patur një koeficient shumë të lartë për formacionin e Gianni de Biasit, që arrin të lërë pas skuadra të tilla si Bullgaria, Hungaria apo edhe Japonia, që mori pjesë madje edhe në finalet e botërorit. 

Bie në sy edhe rënia drastike e Armenisë, kundërshtares së Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2016, që nga vendi i 36-të rrëshket në të 52  falë humbjes 2-1 në transfertë me Danimarkën. Pavarësisht suksesit ndaj armenëve, Danimarka humbet një pozicion, duke u renditur në vendin e 27, sikurse Serbia bie nga vendi i 31 në të 34, pas barazimit në miqësoren me Francën. Nuk lëviz nga vendi i 11 Portugalia, pavaërsisht humbjes turpëruese me Shqipërinë.

Përsa i përket 10-shes më të mirë vazhdon të kryesojë Gjermania e ndjekur nga Argjentinë, ndërsa Kolumbia e vendit të tretë fiton një vend duke spostuar më poshtë Holandën. Më pas renditen Belgjika, Brazili, Uruguaji, Spanja, Franca, me 10-shen më të mirë që mbyllet nga Zvicra.  

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tani që kampionatet janë pezulluar për shkak të Koronavirusit, pritet që të ketë edhe probleme të shumta në anën financiare për shumë eki

Ditën e sotme ka përfunduar karantina për skuadrën e Realit të Madridit, e cila u izolua pas rastit pozitiv me koronavirus të basketbolli

Shkencëtarë të njohur kanë deklaruar me keqardhje se një ndeshje e Champions League muajin e kaluar në Milano, mund të ketë qenë pika e s

Klubi i Barcelonës ka vendosur që të mos presë më lojtarët dhe ka vendosur në mënyrë të njëanshme t’u shpallë luftë atyre duke shkurtuar

Ish-futbollisti i Ajaksit, Abdelhak Nouri, pësoi një dëmtim të frikshëm në një ndeshje miqësore të vitit 2017, ndaj Verder Bremer, ndërko

Mario Balotelli pritet t’i japë fund aventurës së tij te Brescia pas vetëm një sezoni, pasi përveç golave të paktë të shënuar, ka komprom

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ish-futbollistin e Kombëtares shqiptare, Klodian Duro.

Sa herë rrëfehet, ka diçka të re për të treguar nga “bëmat” e tij.

Ishte vendi i parë që u godit nga Covid-19, por pas gati tre muajsh nga zyrtarizimi i pidemisë, Kina po I kthehet normalitetit.

Këtë vit parashikohet një verë e nxehtë e mbushur me emocione dhe futboll.