Chelsea është duke kaluar në një formë jo të mirë, aktualisht renditen në vendin e gjashtë në Ligën Premier, e tani u eliminuan edhe nga FA Cup.Kështu karrigia e Maurizio Sarrit është në rrezik, italiani mund të shkarkohet pasi presidenti Roman Abramovich njihet si person me pak durim.Sipas The Sun, në vend të ish-trajneri të Napolit mund të vijë Zinedine Zidane, të cilit i është premtuar një mal me para për të investuar.Me mbi 300 milionë euro në dispozicion, tekniku francez besohet se do të kërkojë në Stamford Bridge katër lojtarë të mëdhenj.

Portieri nuk do të ndryshojë, në mbrojte pritet dyshja Alex Telles (Porto) dhe Kalidou Koulibaly (Napoli), në mesfushë Isco (Real Madrid) dhe në sulm Mauro Icardi (Inter).Në rast se këto transferime ndodhin, atëherë klubi nga Londra do të jetë një nga pretendentët më serioz për titull në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.