Fiorentina humbi mbrëmjen e djeshme nga Lacio në shtëpi dhe kishte shumë ankesa për arbitrimin.Në fundin e ndeshjes Frenk Riberi, madje u ndëshkua me karton të kuq, pasi ka shtyrë arbitrin.

Nervat nuk i mbajtën francezit në fundin e takimit dhe ka shkuar pranë arbitrit duke iu drejtuar me tone të larta. Më pas ai e ka shtyrë dhe tashmë pritet që ai të dënohet për këtë gjest.

Dënimi pritet të jetë i rëndë dhe nga sa raportohet nga mediat italiane, katër javë ai mund të qëndrojë jashtë fushave, çka do të sillte një dëm shumë të madh për Fiorentinën në këtë fazë të sezonit.