Rikthehet frikshëm Ronaldo, 5 gola dhe rekord ndaj Espanyol

12/09/2015 - 19:31

12 shtator 2015 - Cristiano Ronaldo i vetëm mjaftoi që Reali i Madridit të fitonte me një rezultat tenistik në javën e 3-të të Primera Divizion. Ylli portugez, që nuk kishte shënuar në dy javët e para të kampionatit, shënoi pesë herë në portën e Espanjolit duke thyer jo vetëm “shterpësinë” e tij përpara portës por gjithashtu dhe rekordin e Raul Gonzalez, pasi preku kuotën e 231 realizimeve me camiseta blanca në kampionat.

Në fakt, sfida e “Cornelia El Prat” ishte e tëra një histori e shkruar nga portugezi, që brenda 20 minutave shënoi 3 herë duke barazuar dhe rekordin e Pepillos, në vitet 60-të për tregolëshin më të shpejtë në La Liga.

Pasi shënoi me një asist të Modric, Ronaldo dyfishoi nga pika e bardhë në të 17-tën, përpara se në të 20-ën të dërgonte me forcë topin në rrjetë duke zyrtarizuar dhe parakalimin e Raulit për numrin e golave të shënuar me Realin në La Liga. Në të 28-tën, Ronaldo tregoi se di dhe të dhurojë asist teksa i shërbeu Benzemas golin e 4-t, për të vazhduar në pjesën e dytë shfaqjen e tij personale, kur në të 61-tën shënoi dhe golin e 5-të.

Gjithsesi një tjetër rekord, Ronaldo e barazoi me golin e 6-të, kur u bë futbollisti i tretë në historinë e La Ligas, që shënon 5 gola në një ndeshje në transfertë, pas Merodios së Bilbaos në vitet 50-të dhe Peternac të Valladolid në vitet 90-të. Një ndeshje rekordeshh për portugezin, që me golat e shënuar në një ndeshje të vetme merr dhe kreun e golashënuesit më të mirë në Primera.

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Erzeni ka arritur të marrë një fitore të pastër ndaj Partizanit në Challenge Cup për volejbollin e meshkujve.

Arsenali nuk po arrin të marrë rezultate pozitive dhe largimi i Unai Emeri nuk ka ndikuar aspak për mirë në skuadër.

Momente tensioni mes Barcelonës dhe sulmuesit francez, Osman Dembele.

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Komo të Italisë, me protagonist ish-lojtarin e Interit, Ivan Kordoba.Ky i fundit ishte duke

Pas ngjarjes së tmerrshme që preku vendin tonë nga një seri tërmetesh të njëpasnjëshme, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka marrë një l

Një muaj kohë deri në hapjen e merkatos, për sulmuesit e Teutës normalisht duhet të jetë një muaj kohë për të treguar se vlejnë për proje

Murinjo është padyshim një nga trajnerët më të mirë në botë dhe protagonist si në fushën e blertë, ashtu edhe jashtë saj.