Risi në këtë sezon, ishte edhe përshëndetja që morën “demat”, teksa ditën e sotme luanin në “Niko Dovana” të Durrësit, përballë Teutës. Pak momente para nisjes së sfidës, ishin të besuarit e Shkëmbit, që të gjithë shkuan tek stoli i Partizanit, për të përshëndetur dhe uruar, lojtarët e stafin e të kuqve me në krye trajnerin Skënder Gega.

Vetë tekniku i Partizanit, u shpreh i lumtur dhe i vlerësuar pas ndeshjes, për këtë gjest të durrsakëve, risi në Shqipëri.