Robben: Kafshimi nga krokodili? Thjesht një shaka

18/01/2015 - 17:56

18 janar 2015 -  Të gjithë u surprizuan në mëngjes, kur doli lajmi se Arjen Robben ishte kafshuar nga një krokodil në Katar ku Bajerni i Mynihut po zhvillon minifazën përgatitore të dimrit, por në fund për fat u zbulua se gjithcka kishte qenë një shaka. Asnjë kafshim krokodilim por një batutë që mashtroi gazetarët e të përditshmes gjermane Bild. Lajmi i shpërndarë prej saj se Robben ishte kafshuar nga një krokodil bëri shpejt e shpejt xhiron e botës, por pastaj u përgënjeshtrua nga vetë holandezi pasditen e së shtunës, me Robben që deklaroi:

"I vura në lojë të gjithë". Në këtë pikë është gjithcka e qartë, bëhej fjalë vetëm për një shaka të holandezit, edhe pse nuk është 1 prilli. Sipas lajmit të parë që u publikua në mëngjes nga Bild, Arjen Robben ishte kafshuar nga një krokodil në krahun e majtë ndërsa merrte një top që kishte rënë në liqen pranë fushës stërvitore gjatë fazës përgatitore të Bajernit në Katar. Por pasdite u zbulua dhe e vërteta me të përditëshmen Bild që sqaroi po vetë gjithcka. Robben kishte vendosur të argëtohej duke vënë në lojë një nga gazetarët duke shpikur gjithcka. "Ishte vetëm një shaka. Ua hodha të gjithëve", - deklaroi holandezi, duke shpjeguar se fashimi në krahun e majtë i detyrohej një incidenti të thjeshtë.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E ardhmja e portierit Gary Maley në Livingston është lënë në mëshirën e tifozëve në rrjete sociale, pasi që klubi e postoi një anketë ku

Ish-lojtari italian, Masimo Brambati, ka hapur polemika të shumta në Itali, teksa në një lidhje live në “Instagram” ditën e djeshme është

Federata Malteze e Futbollit ka organizuar një mbledhje për të vendosur në do të jepet apo jo titulli kampion për edicionin 2019-2020.

Barcelona i ka të qarta idetë për merkaton e kësaj vere. Blaugranat kërkojnë të ndërhynë në ato reparte ku kanë më shumë nevojë.

Ky sezon ka qenë i pafat për Lukas Bilian. Dëmtimet i kanë komplikuar situatën duke e lejuar të luajë vetëm në 7 raste.

Portieri argjentinas, Uilli Kabajero ka zbuluar se mori kërcënime me jetë, pas asaj gafe të bërë në Botërorin e Rusi 2018, kur tentoi të

Teuta është e gjitha e përqendruar te stërvitjet. Data e rifillimit të kampionatit po afron dhe në Durrës duan që të jenë gati.

Në një kohë kur Premier League mbetet në pritje për të mësuar datën zyrtare se kur do të rifilloj kampionati, ekipet po punojnë për sezon

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë në Alpet Zvicerane në janar të 2014-ës, ndërsa

Erblira Bici është një nga volejbollistet më të njohura shqiptare që luan në Itali.