Ronaldo mungon ndaj Atalantës, Sarri: S’kemi për çfarë të sqarohemi

22/11/2019 - 22:25

Cristiano Ronaldo praktikisht humb ndeshjen me Atalantën në Bergamo. Trajneri i Juvebtusit, Maurizio Sarri, deklaroi se ekziston vetë, 1 për qind mundësi që CR7 të jetë në gjendje për të luajtur kundër Berat Gjimshitit me shokë.Portugezi u kthye me probleme fizike nga impenjimi me kombëtaren, për këtë arsye po ndjek një program individual stërvitor, për të lënë pas shqetësimin muskulor të javëve të fundit.

Objektivi i stafit të bardhezinjve është të jetë i gatshëm për ndeshjen e Championsit kundër Atletico Mdridit.“Mes meje dhe tij, – shpjegoi Sarri në konferencën për shtyp, – nuk është i nevojshëm asnjë sqarim pas zëvendësimit kundër Milanit. Janë gjëra normale që ndodhin gjithmonë.

Në Bergamo, me 99 për qind të mundësive nuk do të jetë.”E sigurisht, në vijim të përgjigjes për marrëdhënien e tij me Ronaldon, Sarri sqaroi.“Edhe kur luajnë diletantët, ka gjëra të tilla në momentet e ndërrimeve. Unë vij nga vitet ‘90 dhe ose do ta kaloja kohën duke sqaruar ose do të mësohesha me raste të tilla dhe do t’i lija futbollistët të shfrynin.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Debati mbi futbollistin më të mirë në histori, është gjithnjë një temë e cila gjeneron shumë debat.

PSG hipotekoi kualifikimin për në Champions por më shumë se sa një bileta për në fazën me eliminim direkt, ajo që më bëri më shumë përsht

Inter është kthyer prepotent në Serie A këtë sezon por dështuan në mënyrë të pabesueshme në Champions, duke vërtetuar dhe një herë se jan

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, doli ditën e sotme para mediave, për të folur në prag të ndeshjes së nesërme që ekipi i tij luan kundër

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në Kategorinë e Dytë në slloveni, teksa një lojtar është përjashtuar nga ekipi i tij.

Hulio Kruz është një nga ata lojtarë që kanë mbetur në zemrat e tifozëve të Interit.

Teuta e Bledi Shkëmbit do luajë ndeshjen e rradhës në kampionat, përball Kukësit në transfertë.

Teuta është duke u përgatitur për një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme, atë me skuadrën e Kukësit.

Durrësi dhe Teuta kaluan një peri udhë të vështirë për disa ditë me radhë, por ndaj Skënderbeut ekipi u rikthye te rezultatet e mira.

Sikur të mos mjaftonin polemikat pas eliminimit në Champions League, në rrjetet sociale orët e fundit ka përfunduar në shenjestër Kristia