Cristiano Ronaldo fton James Rodriguezin te Juventusi. Mund të jetë pikërisht mesfushori i Bayernit, afrimi i madh i bardhezinjëve në merkaton e verës. Ronaldo dhe James kanë patur një raport të shkëlqyer që nga periudha që të dy kanë qenë pjesë e Los Blancos dhe tashmë mund të ribashkohen te Juvja.

Gjasat janë që Bayern Munich mos ta blejë kartonin e kolumbianit i cili në verë do të rikthehet te Reali i Madridit. Por edhe mundësitë për të qëndruar te klubi merengues janë të pakta për golashënuesin më të mirë të Botërorit Brazil 2014.

Juventusi e pëlqen shumë lojtarin dhe i shtyrë edhe nga dëshira e Ronaldos për të luajtur sërish me James mund të tentojë blerjen e James në verë për të bërë të lumtur CR7-ën.