Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Ronaldo tani është çështje, tek Juvja presin fundin e sezonit për ta zgjidhur

13/04/2021 - 19:24

Juventusi nuk po gjen paqe këtë sezon. Nuk ka vazhdimësi në rezultate dhe as siguri për të ardhmen. Familja Agnelli e ka për detyrë të mendojë për gjëra të mëdha, por është fakt që gjithçka ka shkuar më shumë se gabim gjatë sezonit 2020-21. “Zonja e Vjetër” po bëhet gati t’ia dorëzojë titullin Interit Contes, që duket se do ta ketë formalitet ruajtjen e vendit të parë në javët e mbetura, kurse lamtumira e radhës nga Championsi erdhi shumë shpejt. Madje, nëse do t’i referohesh matematikës, edhe vendi i katërt në Serinë A nuk është i sigurt.

Një zhgënjim që klubi, lojtarët dhe tifozët e kanë të vështirë ta pranojnë. Objektivi tani mbetet vetëm një: mbyllja e sezonit me një sprint final, për të siguruar sa më parë pjesëmarrjen në kompeticionin madhor për klube. Të dielën, prova e radhës, por tepër e vështirë, është ajo ndaj Atalantës, në Bergamo.

Një përballje direkte, ku nuk mund të bëhen llogari.Megjithatë, Paratici dhe drejtuesit e klubit, nga ana tjetër, çdo ditë janë me laps në dorë. Sepse ekziston çështja e Cristiano Ronaldos, që nuk i lë të flenë të qetë. Fanella e hedhur të dielën e kaluar vërtetoi edhe një herë nervozizmin e lojtarit. Sa here që nuk shënon (megjithatë është golashënuesi më i mirë me 25 gola), shfryn në fund të sfidës.Drejtuesit e Juves i kanë duart të lidhura nga kontrata “faraonike” e “yllit” portugez, që zgjat deri në verë të vitit 2022. Nuk janë zhvilluar biseda për rinovimin e kontratës dhe menaxheri i tij, Jorge Mendes, ka lëvizur për të kuptuar se cilat janë mundësitë për t’u larguar nga Torino.

Në Madrid nuk janë bërë të gjallë, sepse drejtuesit e “Los Blancos” kanë vendosur të përqendrohen te të rinjtë e talentuar. Synohen Mbappé dhe Haaland. Dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër. CR7, për të qëndruar te “Zonja e Vjetër”, sigurisht “ka nevojë” për Championsin, skena ku më të mirët e futbollit dëshirojnë të jenë protagonistë. Por asgjë nuk është e sigurt, përfundimi i sezonit do t’i qartësojë gjërat. Drejtuesit e Juves duhet të mendojnë edhe për situatën e Moratas dhe Dybalas, me argjentinasin që është në përfundim të kontratës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zlatan Ibrahimoviç nuk do të luajë me kombëtaren e Suedisë në kampionatin Europian këtë verë.

Kur jemi vetëm një javë larg fundit të kampionatit italian, si rrallëherë më parë pankinat e klubeve janë më të lëkundura se kurrë, pasi

Mediet spanjolle janë të sigurta se Zinedine Zidane ka vendosur të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit dhe vendimin e tij ja ka k

Tre oficerë policie janë plagosur dhe 20 persona janë arrestuar gjatë festës së tifozëve të Rejnxhërsit në rrugët e Gllazgout.

Dani Alvesh kthehet përsëri në kombëtaren e Brazilit.

Teuta-Partizani është dueli më i fortë i javës së 34-t.

Ish-kapiteni dhe sulmuesi i Interit, Mauro Ikardi ka kërkuar largimin nga PSG-ja.

Nejmar është në telashe të mëdha, teksa po akuzohet për planifikimin e një sulmi të armatosur.

Bëri zhurmë para pak ditëve deklarata e mamasë së Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro se do të përpiqej t’i mbushte mendjen djalit të saj

Para disa ditëve, keqkuptimi me trajnerin Antonio Konte par shkak të një zëvendësimi, u duk sikur solli një “krisje” me Lautaro Martinez.