Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Ronaldo tërbohet dhe hedh fanellën, tifozët e sulmojnë në rrjetet sociale

12/04/2021 - 14:57

Juventusi triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Genoas, duke regjistruar kështu fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe duke konsoliduar disi pozitat në zonën Champions të renditjes, megjithatë qetësia duket se nuk është rikthyer ende në kampin bardhezi.

Për të bërë rrëmujë këtë herë ka menduar portugezi Cristiano Ronaldo, që i mërzitur shumë për faktin që nuk arriti të shënojë asnjë nga tre golat e ndeshjes, hodhi fanellën në tokë në përfundim të ndeshjes dhe u largua i nervozuar drejt dhomave të zhveshjes.

Gjesti i portugezit shkaktoi polemika të shumta dhe ishte i rëndë për t’u parë, ndërsa në Itali mediat këmbëngulin edhe për një pakënaqësi të tij ndaj Moratës dhe Chiesës, të cilët nuk e shërbyen si duhet në disa momente gjatë ndeshjes.Tekniku i Juventusit, Andrea Pirlo mori në mbrojtje Ronaldon në përfundim të ndeshjes, duke thënë se “një reagim i tillë është normal për kampionë që duan të shënojnë gjithmonë dhe të lënë gjurmë në çdo ndeshje”.

Fanellën e hedhur në tokë të portugezit e rrëmbeu menjëherë një nga djemtë që kapnin topat jashtë vijave anësore, ndërsa vetë Ronaldo u mjaftua me një postim në llogarinë e tij në Instagram, ku shkroi “vazhdojmë kështu”.

Ndërkohë tifozët e Juventusit nuk e kanë pritur aspak mirë këtë gjest të “beniaminit” të tyre dhe kanë reaguar me komente mjaft të ashpra në rrjetet sociale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një rast i paprecedentë ka ndodhur natën e kaluar në Itali, teksa vajza e trajnerit të Peskarës, Xhanluka Grasdonia është sulmuar nga dis

Çmimi i Madh i Spanjës u vendos nga parakalimi i Lewis Hamilton ndaj Max Verstappen, kur kishin mbetur gjashtë xhiro nga fundi i garës.

Kristiano Ronaldo nuk është aspak i lumtur te Juventusi, sidomos pas sezonit jo të mirë që bardhezinjtë po kalojnë.

Teuta është rikthyer në vendin e parë të kampionatit pas ndeshjeve të djeshme, teksa durrsakët mposhtën Bylisin me rezultatin e pastër 4-

Pas fitores me “poker” me rezultatin 4-0 ndaj Bylisit në stadiumin “Niko Dovana”, lojtari i ndeshjes, mesfushori i Teutës, Albano Aleksi

Pas fitores me "poker" ndaj Bylisit në stadiumin "Niko Dovana" me rezultatin 4-0, trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur duke analizuar

U rikthye te fitorja Teuta, që pas barazimit pa gola në Shkodër ndaj Vllaznisë, ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 4-0 ndaj Byli

Totenhemi ka humbur një shans të artë për të mbërritur vendin e katërt, vend që përkon për zonën Champions.

Një nga më të rëndësishmet në fushë për kombëtaren e femrave është edhe Albina Rrahmani.