Ronaldo: Topin e Artë do ta fitojë Messi

13/11/2015 - 11:23

13 nëntor 2015 - Cristiano Ronaldo nuk ka iluzione për sa i përket garës për “Topin e Artë” për vitin 2015. Sulmuesi i Realit të Madridit e pranon se ky trofe individual që shkon për futbollistin më të mirë në botë do të fitohet nga Lionel Messi, i cili sezonin e kaluar arriti të triumfonte në La Liga,  Champions Leage por edhe në Kupën e Mbretit.

“Për të qenë i sinqertë, besoj se Messi do ta fitojë këtë vit këtë trofe individual, sepse “Topi i Artë”  vendoset nga votat. Ai fitoi disa trofe, Champions e La Ligan. Ndoshta unë në aspektin individual zhvillova sezonin më të mirë në karrierë, u shpalla golashënuesi më i mirë në Europë, por “Topi i Artë” siç e thashë më parë, vendoset nga votat. Është e vështirë. Nuk jam i shqetësuar për këtë temë, madje e kam thënë edhe herë të tjera s’e mendoja se do ta fitoja tri herë”.

CR7, gjithsesi beson se në të ardhmen mund ta fitojë sërish këtë trofe, pavaërisht se pas disa muajsh do të jetë 31 vjeç.

“Unë ndihem ende i ri dhe besoj se mund ta fitoj vitet e ardhshme këtë trofe individual. Besoj se do të luaj edhe 6 apo 7 viet të të tjera futboll dhe mendoj se do të fitoj trofe të tjerë kolektivë që do të më japin mundësi të arrij suksese edhe në aspektin individual.”

Edhe në këtë prononcim të fundit për mediat, Ronaldo nuk e fsheh debulesën që ka për Manchester United.

“E kam thënë edhe herë të tjera, unë jam tifoz i Manchester United. Sigurisht tani ndihem shumë mirë te Reali i Madridit, por të ardhmes nuk i dihet kurrë”. 

Qatari ose MLS është destinacioni më i përshtatshëm për futbollistët që janë në fund të karrierës, por ky nuk është rasti i luzitanit.

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Armando Sadiku po pret të zyrtarizohet te FC Bolivar në Bolivi, pas largimit nga Erezumspor në Turqi.

Napoli pësoi një disfatë befasuese në ditën e djeshme të Serisë A, teksa u mposht nga Verona me rezultatin 3-1.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas barazimit në shtëpi ndaj Partizanit.

Është mbyllur pa fitues sfida direkte dhe më e rëndësishme e javës së 16-të të Superligës.

Është koha ajo heq dyshimet dhe në rastin e Gareth Gale, i cili vazhdon të përjetojë një moment të vështirë në karrierën e tij, faji duke

Frank Lampard nga dita e sotme nuk do të jetë më trajner i Chelsea-t.

Italia drejt përjashtimit nga Lojërat Olimpike të Tokyos.

Mesut Özil lë pas 8 vitesh Arsenalin për të nisur një aventurë të re dhe të parën në vendin e tij të origjinës, me Fenerbahçen në Turqi.