Rrëfim shokues i ish-futbollistit: Kam vrarë një njeri

21/09/2018 - 19:22

   Një ish-futbollist legjendar i Liverpulit ka bërë një rrëfim tronditës për BBC.

Bruce Grobbelaar ka qenë portieri i periudhës së artë të klubit anglez, me të cilin fitoi 6 tituj kampion në Angli dhe një Kupë Kampionësh (1984). Afrikano-jugori, i cili ishte heroi i finales së madhe kundër Romës, zbulon se u detyruar që të luftonte në luftën civile të Zimbabves përpara se të niste karrierën sportive.

Për BBC, Grobbelaar shprehet kështu: “Nuk je i njëjti pasi ke vrarë dikë. Duhet të jetosh me pasojat gjatë gjithë jetës tënde”, thotë ish-portieri.

Ai pranon se futbolli e ktheu në rrugën e duhur: “Pata fat që nuk rashë në depresion. Futbolli më ka shpëtuar jetën. Nisa të harroja, por kur kthehesha me miqtë e mi në Afrikë, të gjithë ma kujtonin dhe donin të flisnin për këtë temë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E ardhmja e McLaren nuk janë vetëm garat me makina në Formula 1, por edhe sporti i çiklizmit.

Bota evoluon me shpejtësi dhe me të njëjtin ritëm kërkon të ecë edhe futbolli, ndërsa në rastin konkret është UEFA, së bashku me klubet e

Goditje pa mëshirë dhe thyerje krahu, rrahja e këtyre vajzave ka shokuar botën.

E enjte, 13 dhjetor 2018: është dita e zyrtarizimit të Bepe Marotës në rolin e ri drejtues tek Interi.

“Bufon, i vetmi humbës në ndeshjen me Crvena Zvezdën”.

Shkaktohet viktima e parë e përplasjeve mes tifozë të River Plate dhe Boca Juniors pas finales së kthimit të Copa Libertadores, të fituar

Teuta në basketboll për meshkuj është mundur 70-61 nga skuadra maqedonase e Blokotehna, ndeshje e vlefshme për Ligën Ballkanike në basket

Debat në distancë mes Cristiano Ronaldos dhe ish klubit të tij Realit të Madridit.

Ata luanin në një skuadër të bekuar, me dhunti magjike, që triumfuan në Kupën e Botës 20 vite më parë, pikërisht përpara tifozëve vendës.