Emocionet e shënimit të një goli janë gjithmonë të shumta dhe tepër të veçanta. Edhe pse ndëshkohet me karton të verdhë si veprim, shumë lojtarë zgjedhin të heqin fanellat e tyre gjatë festës së golit.Instikt dhe një ves i mbetur që i vogël, ashtu siç i ka ndodhur një lojtari të futbollit ukrainas.

Dje u luajt sfida e divizionit të tretë mes Karpaty Halych dhe Dunaivtsi, që përfundoi 1-0 për skuadrën vendase. Golin e fitore e realizoi Andriy Bey në minutën e 64-t. 18-vjeçari shënoi me kokë dhe nuk u përmbajt. Fanella në ajër dhe festë me shokët e skuadrës. Bey nuk i shpëtoi kartonit të verdhë, teksa po haste vështirësi për të gjetur fanellën që kishte përfunduar te tifozët.

Një prej tyre e kishte marrë dhe po refuzonte ta kthente mbrapsht, duke përfituar të tallej pak me sulmuesin. Pas insistimit të Bey, tifozi vendosi t’ia dorëzonte fanellën këtij të fundit, i cili vijoi lojën qetësisht dhe iu gëzua golit e marrjes së tre pikëve.