Numri një i skuadrës së Bajernit, Karl Hainc Rumenige pranoi për të përditshmen gjermane “Tz” se i pëlqente shumë talenti italian që luan për Milanin, Sandro Tonali.

“Është një djalosh shumë interesant, më pëlqejnë lojtarë të tillë. Është shumë i ri dhe mund të shohësh që ka një inteligjencë të madhe për sa i përket interpretimit të lojës. Nëse do të ekzistonte mundësia që një ditë ta shihja me fanellën e Bajernit do të ishte fantastike”, tha “CEO” i kampionëve të Europës.