Rusia përjashtohet nga Lojërat Olimpike Dimërore

06/12/2017 - 16:34

   Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), ka vendosur të përjashtojë Federatën ruse nga Lojërat Olimpike Dimërore, që do të zhvillohen në Korenë e Jugut, në vitin 2018.Ky vendim u mor pas përfundimit të hetimeve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ku u vërtetuan akuzat për përdorim të substancave të ndaluara nga shumë sportistë rusë gjatë viteve të fundit dhe një skeme të ngritur nga Komiteti Olimpik i këtij vendi, në bashkëpunimin me shtetin për dopimin e atletëve.

Përveç këtyre masave, Komiteti Olimpik Rus u gjobit me 15 milionë euro nga IOC-ja. Në PyeongChang 2018 do të ftohen të marrin pjesë vetëm sportistë të caktuar rusë, të panjollosur nga historia e dopingut dhe që do të zbresin me flamurin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe jo atë vendas.Më herët, në çështjen e pajtimit mes Komitetit Olimpik Rus dhe atij Ndërkombëtar, u investua edhe Kremlini, ndërsa pati edhe një nismë të quajtur “#NoRussiaNoGames”, të cilës iu bashkuan shumë personalitete ruse, por mesa duket nuk patën aspak ndikim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E ardhmja e sulmuesit të Paris Saint Germain, Neymar është larg kampionëve të Francës.

Dy kaska të ish-pilotit brazilian Ayrton Senna do të dalin në ankant në “Cataëiki”, faqja on-line e ankandit të sendeve unike dhe special

Cristiano Ronaldon e pret një betejë ligjore që mund të zgjasë më shumë se 2 vjet për çështjen Mayorga.

Vijon momenti i keq për Kombëtaren Gjermane, që ndaj Francës, në “Parc des Princes” pësoi një humbje me përmbysje (2-1), e cila mund të k

Teuta fitoi javën e shkuar ndaj Kastriotit, një detyrim për durrsakët.

Burime nga Manchester United kanë thënë se klubi nuk është në shitje, pas lajmeve të publikuara së fundmi se Princi i Kurorës së Arabisë

Arda Turan është futur në telashe të mëdha.

Edhe pse shanset për vendin e parë janë të pakta, sfida e fundit ndaj Skocisë është një test i vlefshëm për Shqipërinë.

Xhoel Apezteguia është një ndër shumë prej futbollistëve të huaj të mbërritur në Shqipëri.