Sadiku i zë vendin Bogdanit te Siena

14/12/2012 - 10:31

 

Armando Sadiku është një nga emrat më të kërkuar të merkatos italiane për muajin janar. Mund të duket çudi, por sulmuesi 21 vjeçar i kombëtares shqiptare preferohet shumë nga klubet e zonës së poshtme të klasifikimit në Itali. 

Drejtori sportiv i Luganos ka pranuar dje se për Sadikun është interesuar sidomos Siena, e cila mesa duket ka bërë një ofertë zyrtare te zviceranët. Vetë klubi i Luganos ka bërë të ditur nëpërmjet drejtorit sportiv se sulmuesi mund të largohet në merkaton e dimrit, duke parë kërkesat e shumta. Ndërkohë, vajtja e tij te Siena do të thotë që largimi i Erjon Bogdanit nga ky klub është i sigurt. 

Bogdani ndodhet në tratativa me Peskarën dhe me shumë mundësi, do të luajë tek ajo për pjesën e mbetur të sezonit. Drejtuesit e Sienës janë gati ta zëvendësojnë me një sulmues më të ri, që deri më tani ka shkëlqyer në kampionatin zvicerian, ku në 11 ndeshje ka shënuar 8 gola. Një mesatare e mirë për një futbollist 21 vjeçar, që mediat italiane e quajnë "perfekt për Serinë A, me një fizik të admirueshëm, i fortë dhe i shpejtë". 

Trajneri Serse Kozmi ka vetëm një sulmues të nivelit të lartë, Kalaio, ndërkohë që goli duket problemi më i madh për një ekip që kërkon të mbijetojë në Serinë A. Ende nuk bëhen të ditura shifra financiare për këtë transferim, por gjasat janë që Sadiku të përfundojë në Itali duke nisur nga janari dhe jo në merkaton e qershorit 2013. 
 

Torino 

Në orët e fundit, mediat italiane bëjnë të ditur se për Armando Sadikun interesohet edhe Torino, ku sponsori kryesor i tij është pikërisht trajneri i kombëtares Xhani De Biazi. Tekniku kuqezi ka drejtuar në të shkuarën skuadrën granata dhe u ka rekomanduar drejtuesve të saj pikërisht Sadikun, i cili do të ishte një zëvendësues ideal për Rolando Biankin. De Biazi ka folur shpesh për sulmuesin kuqezi në mediat italiane, duke e quajtur atë një futbollist me të ardhme shumë premtuese. "Sadiku është potencialisht shumë i fortë, një lojtar i ri që ka një potencë të admirueshme dhe do t'u bënte punë shumë skuadrave italiane", ka deklaruar De Biazi. 

Armando Sadiku është vetëm 21 vjeç, por konsiderohet nga të gjithë si e ardhmja e sulmit të kombëtares shqiptare. Golat e tij me fanelën kuqezi kanë qenë të paktë, por elbasanasi ka qenë shpesh një nga më të mirët në fushë për Shqipërinë. Ai u transferua dy vjet më parë në kampionatin zvicerian, ku luajti me Lozanën. Në verën e këtij viti, Sadiku u bë pjesë e një ekipi më të njohur, si Lugano, ku sërish ka shkëlqyer. Ai ka realizuar 8 gola në 11 ndeshje të këtij sezoni, duke qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të ekipit. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tani nuk ka më dyshime për të ardhmen e Giggio Donnarummës, e cila do të jetë në kryeqytetin e Francës, Paris.

Nuk kanë të sosur telashet për organizatorët e Copa America-s, pasi në fillim të muajit maj iu desh të ndërronin vendin organizator dhe m

Teuta e mbylli me sukses këtë edicion duke fituar titullin kampion, por koha e festës ka përfunduar dhe kanë nisur përgatitjet për Kupat

Pas Spanjës dhe Suedisë, Covid-19 ka goditur edhe kombëtaren ruse.

Manolo Portanova, futbollisti 21-vjeçar i Xhenoas, i cili në të kaluarën ka luajtur dhjetëra ndeshje me fanellën e përfaqësueseve të mosh

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka patur gjithmonë në radhët e saj emra të spikatur në arenën ndërkombëtare, lojtarë të cilët kanë arrit

Gjithçka është e kryer, skuadra e Romës është një hap larg firmës me Granit Xhakën.

Dejvi Bregu i cili zhvilloi një sezon fantastik ku fitoi dhe “Këpucën e Artë” u shpreh se fitimi i titullit me Teutën ishte fryma e grupi

Iran Zhunior Gonçalves është largimi i parë në radhët e kampionëve të Teutës.

Numërimi mbrapsht ka marrë fund: sot është dita e Turqi-Itali dhe fillimit të “Euro 2020”, e shtyrë për një vit në sajë të shpërthimit të