Sadiku u shpreh se do kthehet te Levante, por e ardhmja e tij mund të jetë në Turqi!

17/06/2019 - 23:00

Pasi përfundoi periudhën e huazimit te Lugano, Armando Sadiku nga grumbullimi i kombëtares shqiptare bëri me dije se pas pushimeve do të kthehet në Spanjë për të vazhduar përgatitjet për sezonin e ri me Levanten që është klubi që zotëron kartonin e tij.

Por pavarësisht fjalëve të Sadikut, sulmuesi shqiptar nuk bën aspak pjesë në planet e drejtuesve dhe stafit teknik të skuadrës spanjolle dhe me shumë gjasa do të largohet përfundimisht nga Levante në merkaton e kësaj vere.

E ardhmja e Sadikut mund të jetë në kampionatin turk, aty ku ka patur interes për të edhe më parë por 28-vjeçari nga Elbasani ende nuk ka shkelur në Turqi. Sipas mediave të këtij vendi, për Sadikun interesohet një skuadër e madhe e Superligës turke, pikërisht Trabzonspor që në ditët e ardhshme pritet të hyjë në bisedime me Levanten për të blerë përfundimisht kartonin e bomberit shqiptar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sfida ndërmjet Sivassporit dhe Besiktasit në Superligën turke të futbollit dhuroi një ngjarje mjaft të rëndë.

Monaco është klubi më i ri që ka shprehur interesim të madh për sulmuesin e Interit Mauro Icardi, të cilit i ka ofruar pagë shumë të majm

Duhej të ishte festë pas fitores së Superkupës, por nuk ka qenë e tillë rruga për në kthim e disa tifozëve të Partizanit.

Amadu Latif e mbylli aventurën me Teutën, sezonin që lamë pas, dhe tashmë ka zgjedhur që të largohet nga Shqipëria, dhe të vijojë karrier

Olimpia-Motagua është një nga derbit më të zjarrtë në Honduras, dhe i tillë ishte edhe këtë herë.

Lukaku vazhdon të punojë shumë, për ta nisur sa më mirë sezonin në Serie A.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romelu Lukaku i ka dërg

Mançester Siti dështoi të sigurojë fitoren e dytë në Premier Ligë, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2, në ndeshjen kundër Totenhemi

Kanë mjaftuar pak ndeshje që situata te skuadra e Bajern Mynih të kthehet përsëri e tensionuar.

Teuta është mundur në miqësoren e parë zhvilluar në Durrës pas kthimit nga faza përgatitore në Korçë.

Sportisti i mirënjohur i UFC, Connor McGregor është gjobitur pasi ai sulmoi një burrë në klubin ku kishte shkuar.