23/02/2021 - 13:52
Rrugët e Maurizio Sarrit dhe Fiorentinës duket se do të bashkohen sezonin e ardhshëm.
Zërat për një kalim të ish-trajnerit të Juventusit në stolin vjollcë janë shtuar duke sjellë edhe një përgënjeshtrim të Fiorentinës por që duket se është një lëvizje e radhës për të larguar zhurmën mediatike.
Palët po bisedojnë për një kontratë 3-vjeçare dhe për momentin ende nuk ka një akord por gjasat janë që sezonin e ardhshëm 62-vjeçari të rikthehet në Serinë A si protagonist.
/portali DurresLajm/