Sebino Plaku, në gjyq me Slaskun

18/01/2015 - 17:53

18 janar 2015 -  Sebino Plaku pritet të jetë prurja e re cilësore në Kategorinë Superiore, sigurisht pasi të zgjidhë kontratën me Slask Wroclav, skuadër me të cilën luan që nga viti 2013. Sulmuesi 29-vjecar, prej kohësh nuk është më në planet e skuadrës polake, e cila i ka kërkuar zgjidhjen e kontratës, por mosgjetja e gjuhës së përbashkët i ka detyruar palët të ballafaqohen në Federatën Polake të Futbollit.

Plaku kërkon të jetë lojtar i lirë, por me kushtin që Slask Vroclav t'i paguajë një dëmshpërblim për prishjen e njënashme të kontratës, ndërsa që klubi polak që nuk e grumbullon prej kohësh shqiptarin në skuadrën e parë, synon të clirohet pas asnjë detyrim nga një futbollist të cilin e konsideron të panevojshëm. Një zgjidhje mund të jetë dhe dhënia e lojtarit në formën e huazimit për 6 muaj, aq sa i zgjat edhe kontrata aktuale, por është e vështirë të gjendet një destinacion i ri për sulmuesin ku të jenë të gatshëm për t'i paguar një rrogë prej 10 mijë eurosh në muaj. Nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë disa skuadra shqiptare, që do të ishin të gatshme ta bënin pjesë të organikës së tyre një futbollist që e njeh shumë mirë futbollin shqiptar.

Destinacioni më i mundshëm në Shqipëri është Skënderbeu, skuadër me të cilën Plaku është shpallur kampion i Shqipërisë, por interes për të ka shfaqur edhe Kukësi. Kampionët dhe nënkampionët e Shqipërisë mund të bëjnë lëvizje konkrete vetëm nëse Plaku fiton gjyqin me Slaskun, proces që duhet të përfundojë në ditët e para të javës.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E ardhmja e portierit Gary Maley në Livingston është lënë në mëshirën e tifozëve në rrjete sociale, pasi që klubi e postoi një anketë ku

Ish-lojtari italian, Masimo Brambati, ka hapur polemika të shumta në Itali, teksa në një lidhje live në “Instagram” ditën e djeshme është

Federata Malteze e Futbollit ka organizuar një mbledhje për të vendosur në do të jepet apo jo titulli kampion për edicionin 2019-2020.

Barcelona i ka të qarta idetë për merkaton e kësaj vere. Blaugranat kërkojnë të ndërhynë në ato reparte ku kanë më shumë nevojë.

Ky sezon ka qenë i pafat për Lukas Bilian. Dëmtimet i kanë komplikuar situatën duke e lejuar të luajë vetëm në 7 raste.

Portieri argjentinas, Uilli Kabajero ka zbuluar se mori kërcënime me jetë, pas asaj gafe të bërë në Botërorin e Rusi 2018, kur tentoi të

Teuta është e gjitha e përqendruar te stërvitjet. Data e rifillimit të kampionatit po afron dhe në Durrës duan që të jenë gati.

Në një kohë kur Premier League mbetet në pritje për të mësuar datën zyrtare se kur do të rifilloj kampionati, ekipet po punojnë për sezon

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë në Alpet Zvicerane në janar të 2014-ës, ndërsa

Erblira Bici është një nga volejbollistet më të njohura shqiptare që luan në Itali.