Seferi: Jam në formë të mirë, luaj ku të dojë trajneri

08/10/2019 - 20:05

Sulmuesi nga Kumanova, që luan me zviceranët e Xamax, Taulant Seferi ishte një nga risitë e listës së trajnerit Edi Reja për ndeshjet e radhës eliminatore, ndërsa sot ishte në krah të Berat Gjimshitit në konferencën për shtyp nga kompleksi “Tropikal”, ku kuqezinjtë po përgatiten për përballjen me Turqinë.

Si ju duket tani që jeni në Kombëtaren e madhe?
Unë e kam ndjekur gjithmonë Kombëtaren dhe jam shumë i befasuar dhe i kënaqur nga pritja. Po shikoj një pozitivitet, shpresoj që këtë atmosferë ta përcjellim edhe në ndeshjet e ardhme.

Jeni gati për të luajtur shanset tuaj për një vend në formacion?
Kam pritur ftesën të isha në Kombëtare, pasi mendoj që jam mirë dhe shpresoj të bëj më të mirën për fanellën kuqezi. E rëndësishmja është se po ndihem mirë, për minutat vendos trajneri. Unë do jap maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje.

Dy ndeshjet e fundit e keni nisur nga stoli…
Këto 2 ndeshjet e fundit me klubin nuk kam luajtur nga fillimi se kisha një dëmtim të vogël. Tani besoj se ndihem shumë mirë. Trajneri ka marrë në Kombëtare ata që janë në formë më të mirë. Duhet të fokusohemi vetëm te fitorja në 2 ndeshjet e radhës. Jemi një grup shumë i mirë i lojtarëve.

Ku e shihni veten në skemat e trajnerit Reja?
Nuk është se kemi punuar taktikisht në 2 stërvitjet e para. Jam duke luajtur si sulmues qendre, nuk e kam problem të luaj edhe anash, në formacionin 3-5-2 të trajnerit. Sidoqoftë kudo që të ketë nevojë skuadra jam i gatshëm

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kampionia e Europës në vitin 1986, Steaua e Bukureshtit, nuk po fiton në kampionatin rumun që prej tri ndeshjes dhe kjo sipas preside

Prestigjozja franceze L’Equipe ka zbuluar një tjetër episod konflikti midis PSG-së e Neymarit.

Tifozët e Bajernit vazhdojnë fushatën e tyre “20splenty” dhe dërguan një tjetër mesazh nga “Stamford Bridge”, për çmimet shumë të shtrenj

Teuta kishte mungesa të rëndësishme për transfertën korçare e cila u zhvillua në fundjavën e shkuar, e madje ranë në sy Renato Arapi por

Florent Avdyli beson te kthesa e Teutës ndaj Kukësit.

Armando Sadiku dhe Keidi Bare mund të përfundojnë shumë shpejt pjesë e një “reality show” duke luajtur në radhët e skuadrës së Malagas.

Italia është kthyer papritur në një nga vendet më të rrezikuara nga Koronavirusi, teksa shumë njerëz në zona të caktuara janë infektuar m

Sadio Mane verën e ardhshme mund të jetë goditja e madhe e Barcelonës në merkato.

Kapiteni i Teutës, Emiljano Vila, pas ndeshjes së humbur ndaj Skënderbeut në Korçë, është shprehur se Teuta duhet të ishte më e qetë dhe