Serbi-Shqipëri, Apeli do të mblidhet 15 ditë pas ankimimit

02/11/2014 - 17:43

DURRËS, 2 nëntor 2014-  Tifozëve kuqezi dhe FSHF-së do u duhet të presin më shumë se 25 ditë për të mësuar nëse Komisioni i Apelit do të ndryshojë apo do të lërë në fuqi vendimin e Disiplinës për atë që ndodhi mbrëmjen e 14 tetorit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Sipas procedurave të UEFA-s, vendimi i zbardhur i Disiplinës i vihet në dispozicion federatave pas kërkesave të këtyre të fundit dhe jo më shpejt se 10 ditë pas marrjes së tij. Përfaqësues të UEFA-s kanë pohuar se të dy federatat kanë depozituar kërkesën për të marrë vendimin e zbardhur. Pasi ky vendim t’u jepet të dyja federatave, ato kanë të drejtë që brenda 5 ditësh të depozitojnë në zyrat e UEFA-s kërkesën për apelimin e këtij vendimi. Më pas, anëtarët e këtij komisioni, të cilët janë 12 dhe kryesohen nga spanjolli Pedro Tomas, do të marrin kohën e duhur për t’u njohur me çështjen. Dy nga pjesëtarët e këtij komisioni kanë theksuar se duhet një kohë e caktuar që Apeli të njihet më me detaje me dosjen dhe ndoshta me faktet e reja që mund të depozitojnë federatat e përfshira në këtë çështje. Burimet thonë se nga momenti që mbërrijnë ankimimet do të duhen të paktën 15 ditë që Komisioni i Apelit në UEFA të mblidhet dhe të japë vendimin për një çështje të caktuar. Nderkaq De Biazi kthehet në Tiranë. Drejtuesi i pankinës së kombëtares shqiptare, do të jetë të shtunën e ardhëshme përballë gazetarëve. Në kuadrin e përgatitjeve për ndeshjet miqësore kundër Francës më 14 nëntor, në Rene dhe asaj kundër Italisë më 18 nëntor në Genoa, trajneri Xhani De Biazi do të dalë në një konferencë për shtyp më 08.11.2014, në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit. Konferenca, do të zhvillohet në orën 11.00 dhe krahas programit të përgatitjeve për këto dy miqësore luksi, trajneri do të shpallë edhe listën e të besuarve të tij dhe njëkohësisht do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në lidhje me miqësoren.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Koronavirusi po ridizenjon futbollin me shumë klube që tashmë janë në krizë financiare.

Zërat për një largim të mundshëm të Manuel Neuer nga Bayern Munich në merkaton e kësaj vere shtohen gjithnjë e më shumë, kjo për faktin s

Ish-futbollisti i Njukastëll, Nolberto Solano është arrestuar nga policia në Peru, duke mos respektuar orarin e vendosur  nga shteti në p

Edi Martini mori drejtimin e Teutës në mes të sezonit, pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit.

Në Durrës kanë gjetur një mënyrë origjinale për të mos lënë lojtarët që jetojnë në qytetin bregdetar pa stërvitje.

Tani që kampionatet janë pezulluar për shkak të Koronavirusit, pritet që të ketë edhe probleme të shumta në anën financiare për shumë eki

Ditën e sotme ka përfunduar karantina për skuadrën e Realit të Madridit, e cila u izolua pas rastit pozitiv me koronavirus të basketbolli

Shkencëtarë të njohur kanë deklaruar me keqardhje se një ndeshje e Champions League muajin e kaluar në Milano, mund të ketë qenë pika e s

Klubi i Barcelonës ka vendosur që të mos presë më lojtarët dhe ka vendosur në mënyrë të njëanshme t’u shpallë luftë atyre duke shkurtuar

Ish-futbollisti i Ajaksit, Abdelhak Nouri, pësoi një dëmtim të frikshëm në një ndeshje miqësore të vitit 2017, ndaj Verder Bremer, ndërko