Lajm jo i mirë për Realin e Madridin në momentin kyç të sezonit. Klubi mbretëror do të jetë i detyruar të heqë dorë edhe për disa javë nga një prej lojtarëve të tij më të mirë: Sergio Ramos.Mbrojtësi 34-vjeçar, i cili gjatë muajve të parë të vitit ka zbritur shumë pak në fushë për shkak të problemeve në menisk, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Lajmi u komunikua nga Reali i Madridit përmes një shënimi që u shfaq në faqen zyrtare.“Real Madrid C.F. informon se lojtari ynë, Sergio Ramos, u testua pozitiv pas testit të fundit të kryer për Covid-19”.Sergio Ramos nuk do të ishte rikuperuar për çerekfinalen e kthimit kundër Liverpoolit në Champions, e planifikuar për të t’u zhvilluar këtë të mërkurë në mbrëmje në “Anfield”, por me shumë mundësi do të mungojë edhe në dy transfertat e radhës në La Liga, kundër Getafes dhe Cadizit.