Armand Duka është rizgjedhur për të 5-in mandat në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke mundur dy kandidatët e tjerë, Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala.

I emocionuar për fitoren, Duka tha se angazhimi i tij do të jetë maksimal për futbollin shqiptar.

"Faleminderit anëtarët e Asamblesë, jam shumë i lumtur dhe i emocionuar, jo për faktin se do jem President i FSHF-së por për mbështetjen që më keni dhënë, tani fillon diçka më e vështirë për mua. Kjo asamble u krye brenda të gjitha standarteve dhe tregoi që jemi një organizatë me standarte të larta në shoqërinë shqiptare. Do të bëjmë më të mirën në të ardhmen. Falenderoj dhe kandidatët për President dhe ju premtoj që angazhimi im do të jetë edhe më i madh për të bërë më të mirën për futbollin shqiptar."