Marash Kumbulla është prezantuar ditën e sotme si lojtar i Romës. 20-vjeçari ka arritur marrëveshjen me klubin kryeqytetas deri në vitin 2025 me një pagë prej 1.5 milionë euro neto, plus 500 mojë të tjera në formë bonusesh.

Pas prezantimit, ylli nga Malësia e Madhe ka njerrë fjalët e para si lojtar i Romës. Shkurt dhe qartë djaloshi, që e konsideron Romën si një mundësi të parefuzueshme dhe premton se do bëjë maksimumin për të mos zhgënjyer.

“Roma përfaqëson një mundësi dhe sfidë që nuk mund ta refuzoja. Më pëlqeu projekti i klubit dhe nuk hezitova aspak për të pranuar ofertën. Do të bëj maksimumin për të mos zhgënjyer personat që besuan tek unë”, u shpreh mbrojtësi pas firmës së vendosur mbi kontratë.