Shaqiri pritet si hero në Itali

09/01/2015 - 12:46

9 janar 2015 -  Xherdan Shaqiri është shprehur i lumtur me transferimin e tij te Interi. Në intervistën e parë pasi arriti në Milano, mesfushori shqiptar ka thënë se ndihet i lumtur dhe që të dielën dëshiron të luajë.

"Ndihem mirë. Jam i lumtur, forca Inter. Gati për të dielën? Po, dua të luaj qysh të dielën por nuk e di. Tifozët? Fantastikë, i dua këta tifozë, janë fantastikë!", ka deklaruar Shaqiri. 

Ai është pritur nga qindra tifozë në aeroport. Xherdan Shaqiri që luan për kombëtaren e Zvicrës, mbërriti në Milano dhe kreu vizitat mjekësore. Tifozët zikaltër u panë shumë entuziast me afrimin e tij, ndërsa mediat kryesore sportive në vendin fqinj i kanë kushtuar mëngjesin e sotëm faqet e tyre të para. Sulmuesi i krahut vjen te Interi i huazuar me detyrim blerjeje në fund të sezonit dhe transferimi do të kapë vlerën e 15 milionë eurove.

 

https://www.youtube.com/watch?v=ylYQY8Jk3B4

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vendimi i konfirmuar edhe nga CAS për të pezulluar me 10 vite dhe 1 milionë euro gjobë Skënderbeun ka krijuar një situatë të pakëndshme t

Shumë skuadra zgjedhin zonat me kushte klimaterike mesatare për t'u përgatitur për sezonin e ri. 

Triumfi në Champions League ka vënë në gjumë të thellë Liverpool.

Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani është futur në histori, si e para lojtare që Reali i Madridit blen për ekipin e tij

Mund të ketë shumë faktorë për dështimin e skuadrave shqiptare në kupat e Europës, por eliminimi i të gjitha ekipeve të Superiores, IPKO

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, foli pas fitores 1-0 ndaj Ventspils në “Niko Dovana”, por që për fat të keq nuk arriti t’i sigurojë një

Një shtyllë në start të ndeshjes dhe një eurogol.