Romelu Lukaku është një tjetër sulmues kur vesh fanellën e përfaqësueses së Belgjikës. Lojtari i Interit u bë lojtar i parë në historinë e Belgjikës, që ka arritur të tejkalojë shifrën e 50 golave me kombëtaren.

Lukaku shënoi dy herë në fitoren e thellë me rezultat 9-0 ndaj San Marinos, mbrëmjen e djeshme, duke kapur kuotën e 51 golave me kombëtaren.Tashmë ai është i pari që ka kaluar këtë shifër dhe e ka bërë shumë shpejtë, në vetëm 83 ndeshje.

Në 60 prezencat e tij të para me përfaqësuesen belge ai kishte shënuar 23 herë, ndërsa në 23 ndeshjet e tij të fundit ka gjetur rrjetën 28 herë.