Shkeli karantinën? Ronaldo: Gënjeshtër! Po qëndroj gjatë gjithë kohës në shtëpi

17/10/2020 - 13:51

Cristiano Ronaldo ka komunikuar drejtpërdrejt në Instagram me ndjekësit e tij dhe ka hedhur poshtë akuzat për shkelje të rregullave të karantinës, pasi u testua pozitiv me Covid-19.

“Po e respektoj protokollin, nuk e kam thyer, sikurse është thënë, është një gënjeshtër. Unë u ktheva nga Portugalia, sepse ekipi im dhe unë u siguruam të respektonim të gjitha procedurat. U ktheva në Itali me ambulancën ajrore dhe nuk kam pasur kontakt me askënd, as në Torino”, u shpreh portugezi.

“Po qëndroj gjatë gjithë kohës në shtëpi, tani po marr rreze dielli dhe po pres të kalojnë ditët. Familja ime është një kat më sipër, nuk mund të kemi kontakte. Tani për tani gjithçka është në rregull. Siç mund ta shihni, jam mirë. Jam asimptomatik dhe natën kam fjetur mirë. Doja të falënderoja të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe mbështetjeje. Shpresoj të kthehem në stërvitje, duke luajtur dhe duke shijuar jetën së shpejti. Kur je mirë në kokë, nuk ke probleme”, vijoi CR7.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gishti i mesit i ngritur drejt qiellit në fund të derbit, kur lojtarët e Milanit po përqafoheshin për të festuar fitoren ndaj Interit, mu

Pesë gola në tri ndeshje, katër prej të cilëve u shënuan në dy ndeshje të kampionatit.

Leo Messi vazhdon të jetë temë dite në shtypin britanik.

Pas mungesës së detyruar në dy ndeshjet eliminatore me Argjentinën, si rrjedhojë e problemeve të tij me stomakun, sërish zero minuta për

Interi ka shfaqur shumë probleme në repartin e mbrojtjes në këtë fillim sezoni, ku pavarësisht se shënojnë shumë, kanë probleme në prapav

Bojkoti për mos fillimin e kampionatit shqiptar do të vazhdojë derisa të plotësohen 4 kërkesat e vendosura nga Liga Profesioniste e Futbo

Asion Daja është një nga 10 prurjet e Teutës në merkaton që zyrtarisht u mbyll më 2 tetor.

Superiorja duhet të kishte nisur që muajin e shkuar, por klubet në gusht paralajmëruan se pa miratimin e katër kërkesave të tyre, kryesor

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja rrëmbeu skenën ditën e sotme, falë dopietës së realizuar me skuadrën e Viteses në kampiona