Shkëmbi: T’i rikthejmë buzëqeshjen Durrësit, Teuta ime në fushë për 3 pikët (VIDEO)

07/12/2019 - 18:10

Teuta do të presë nesër në fushën e vet skuadrën e Skënderbeut, në orën 16.30, ndërsa durrsakët duan që të marrin 3 pikët në këtë sfidë shtëpie. Bledi Shkëmbi thotë se: “Shpresojmë që në ndeshjen me Skënderbeun t’i kemi të gjithë gati. Na duhet grupi i plotë për të marrë 3 pikët”, – tha fillimisht trajneri i Teutës.

Tifozët

“Kemi dëshirë që të ketë sa më shumë tifozë. Ky qytet duhet që të jetë i bashkuar që ta kalojë këtë situatë. Klubi dhe lojtarët janë solidarizuar që të bëjnë të mundur dhe të ulin sadopak këtë dhembje. Duam që tifozët të jenë të shumtë për solidarizim me këtë situatë”.

Gjendja

Disa lojtarë janë prekur nga tërmeti në banesat ku jetojnë, sidomos të huajt që banojnë në Durrës “Ditën e parë e kuptova shumë mirë se çfarë kishte ndodhur. Në ditën e parë dhe të dytë kanë qenë të shokuar. Pashë një ekip ndryshe nga sa isha mësuar, jo të përqendruar në stërvitje, por të përqendruar te ajo që ndodhi. Por, në 2-3 ditët e fundit pashe një skuadër që jemi mësuar të gjithë sepse optimizmi erdhi në rritje. Ndoshta ka qenë hera e parë dhe shpresoj që të jetë hera e fundit. Janë ditë shumë të vështira dhe në të tilla ngjarje nuk flitet për futboll”.

Skënderbeu

“Skënderbeu vjen pas një periudhë të mirë dhe me rezultate të mira. Ne vijojmë nga një periudhë jo e mirë, por ama kemi bërë lojëra të mira, me shanset tona për të fituar. Ndonëse nuk po shënojmë, e kam thënë edhe më parë. Patjetër q duhet të bëjmë ndryshe, duhet që të japim mbi maksimumin tonë, pasi nuk duhet që të ketë asnjë lloj justifikimi për ndeshjen e nesërme, por duhet që të mendojmë për fitoren dhe si të marrim 3 pikët”, – tha në fund të prononcimit trajneri i Teutës, Blendi Shkëmbi.

Biletat

Klubi i Teutës ka vendosur që të gjitha paratë që do të grumbullohen nga shitja e biletave të shkojnë per te prekurit nga tërmeti. 

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas një aventure në Kanada me Montreal Impact, Blerim Xhemajli është gati të provojë një eksperiencë edhe në kampionatin kinez, ku kërkoh

Inter u ndal dje në një barazim 1-1 në transfertën ndaj Lecces, i dyti radhazi për zikaltrit, pas atij me Atalantën një javë më parë në “

Sulmuesi i Çelsit, Miçi Batshuaji është hedhur në gjyq nga ish e dashura e tij sepse nuk paguan shpenzimet mujore që i takojnë për vajzën

Juventusi mposhti me rezultatin 2-1 Parmën ditën e djeshme, në një ndeshje që ishte më e vështirë nga sa mendohej për bardhezinjtë. Prota

Albano Aleksi është një nga liderët e repartit të mesfushës së Teutës.

Karlo Ançeloti këmbëngul: do Emre Can tek Evertoni dhe bisedimet po marrin trajtën e duhur me drejtorin e sektorit teknik të Juventusit q

Leo Mesi nuk mrekullon vetëm në fushë, por edhe në jetën e përditshme.

Nikolo Zaniolo pësoi një dëmtim të rëndë dhe fatkeq në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Juventus.