Bledi Shkëmbi priste që Teuta t’i rikthehej fitores ndaj Kamzës, por u duk qartë se kishte mbetur shumë i zhgënjyer nga ky rezultat.
“Futbolli është i paparashikueshëm. Nuk e prisnim këtë rezultat. U mundova t’iu jepja kurajë. Jam i kënaqur për lojën, duke parë dhe mënyrën si luajti kundërshtari. Meriton respekt. Ia arriti të merrte atë që kërkonte. Është dhe mungesë fati.”
Ndryshimet në sulm: Duhet të punojmë. Bëmë një lojë të mirë. Na mungoi goli. Do të punojmë sa më shpejt që të shënojmë. Do të jemi më të lirshëm nga ana psikologjike.
Objektivat: Për objektivat e kam thënë që duhet sa më shpejt të sigurojmë Kupat e Europës. Pas çdo ndeshjeje që nuk fiton, ai moment është shumë i hidhur. Duhet të shikojmë përpara. Dëshirë kemi të gjithë për titullin kampion. Do të shohim sa pikë larg do të jemi nga vendi i parë dhe i dytë atëherë do të rivendosim objektivat.
Busic dhe Latif: Besoj që nga java e ardhshme do të na ndihmojnë të dy. Jo në formën e tyre maksimale, por do të jenë gati. Në ndeshje si kjo e sotmja, lojtarë si Busic dhe Latif, do të na ndihmonin shumë. Po bëjmë maksimumin që ata të arrijnë formën e tyre dhe të jetë të gatshëm.
Kamza “mace e zezë”? Kam gjithmonë respekt për kundërshtarët. Jo gjithmonë mosfitimi i ndeshjes i faturohet ekipi tonë. Kanë meritë dhe kundërshtarët. Sot ishte dhe meritë e tyre, nuk diskutohet.