Shkëndija mes Cavanit dhe Messit: E lëmë kur të duash! (VIDEO)

19/11/2019 - 20:20

Përplasje mes Lionel Messit dhe Edinson Cavanit në miqësoren Argjentintë-Uruguai 2-2, e zhvilluar në Izrael. Mësohet se sulmuesi i PSG e ka ftuar “yllin” e Barcelonës në një duel kokë më kokë, gjatë një sherri gjatë pjesës së parë.Sipas gazetës argjentinase “Ole”, Cavani ishte fiksuar nga kamerat duke sugjeruar se ai dëshironte të përleshej me Messin gjatë ndeshjes. “Ole” pretendon se Messi iu përgjigj: “kur të duash”.

Përplasja mësohet se ka vijuar edhe në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes në përfundim të pjesës së parë, aq sa është dashur ndërhyrja e Luis Suarezi, për të çtensionuar situatën.Gjithçka nisi pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj ndaj Messit që ndezi dhe zënkën mes argjentinasit dhe Cavanit. Mbrojtësi i Uruguait, Diego Godin, u fiksua duke i hedhur krahun në sup Messit për të ulur gjakrat.

Cavani, i pyetur për këtë incident,  deklaroi pas ndeshjes se “ishte një klasike, një ndeshje me shumë fërkime dhe përplasje, siç ndodh gjithmonë në futbollin e Amerikës së Jugut.” Kjo është hera e dytë në katër ditë që Messi është përfshirë në një incident të diskutueshëm. “Ylli” i Barcelonës dhe trajneri i Brazilit, Tite, shkëmbyen fjalë gjatë fitores së Argjentinës ndaj “Seleçaos”.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Stivi Frashëri është në një formë shumë të mirë dhe ka arritur të gjejë veten, duke qenë një nga portierët më në formë të Kategorisë Supe

Arbër Çyrbja është një nga lojtarët më të mirë të Teutës. Rikthimi i tij pas dëmtimit në muajin dhjetor, e qetëson jo pak stafin teknik.

Pas 13 vitesh një histori rrënqethëse është bërë e ditur për mediat për një prej trajnerëve të Premier, Nigel Pearson i cili sot drejton

Pas aksidentit të frikshëm që i kushtoi jetën Paulo Goncalves në etapën e 7-të, Rally Dakar regjistroi një tjetër aksident ku mbeti i pla

Jose Murinho deklaroi dje se Christian Eriksen do të zbresë në fushë në ndeshjen ndaj Watfordit dhe se Interi nuk ka bërë akoma një ofert

Mateo Politano dukej shumë afër kalimit te Roma, por kur pritej vetëm zyrtarizimi i këtij transferimi që do të çonte Spinacolën te Interi

Mini-faza përgatitore ka qënë deri më tani e mbarë për Teutën, ngarkesa fizike është asimiluar në mënyrën e duhur dhe më kryesorja janë s

Sherif Kallaku vendosi të rinovonte me Teutën.

Një lajm i trishtë për botën e futbollit ka ardhur ditën e sotme, teksa legjenda e Juventusit dhe Italisë, Pietro Anastasi ka ndërruar je