Sikur të mos mjaftonin polemikat pas eliminimit në Champions League, në rrjetet sociale orët e fundit ka përfunduar në shenjestër Kristiano Biragi, për shkak të palestrinave të përdorura të martën gjatë ndeshjes Inter-Barcelona. Gjatë pjesës së parë, anësori zikaltër u rrëzua në tokë dhe teksa po fokusohej nga telekamerat, sipër një palestrine u shfaq shkrimi “Vae Victis” (Mjerë humbësit), poshtë një imazhi që konsiderohet si simbol fashist.

Biragi dhe në të shkuarën ka postuar shpesh foto në Instagram me një tatuazh në kraharor me shkrimin “Vae Victis”, ndërsa të Fiorentina shpesh ka veshur palestrina me shkrime të ndryshme dhe është akuzuar se përmbajnë retorikë fashiste. Janë të shumtë ata që kanë ngritur gishtin e akuzës te lojtari, që për momentin ka zgjedhur të heshtë.