Ueslej Shnajder ka treguar në biografinë e tij se nuk ka mundur t’i shpëtojë jetës së shthurrur në momentin kur është transferuar te Real Madrid. Ish-mesfushori u bë pjesë e galaktikëve në moshën 23-vjeçare dhe konsiderohej si një nga yjet e ekipit. Pikërisht, të qënurit në vëmendje tregon Shnajder, filloi t’i pëlqente dhe pas njëfarë kohe kuptoi se miku i tij më i mirë në Madrid ishte shishja e vodkës.

“Nuk e dija se të transferoheshe te Reali, do të thoshte gjithashtu të bëheshe pjesë edhe e jetës së natës në Madrid. Unë në këtë pikë kam gabuar shumë. Isha i ri dhe po shijoja suksesin, ndërsa më pëlqente vëmendja. Këtu gjerat në jetën time filluan të shkonin keq. Nuk kam përdorur drogë, por pija shumë.Kisha një jetë të çregullt dhe shpenzoja mijëra euro nëpër bare duke qerasur të tjerët. Isha një njeri i dobët dhe nuk rezistoja, lejoja njerëzit të më trajtonin si një yll. Nuk e kisha kuptuar se shoku im më i mirë në Madrid ishte shishja e vodkës. Në atë kohë, Van Nisterloi dhe Roben më flisnin të ndryshoja pasi nuk mund ta vazhdoja gjatë në atë mënyrë. Por, unë nuk isha i përqëndruar te ana profesionale, nuk isha i denjë për Realin.Gënjeja veten time duke thënë se po bëja mirë. Në atë kohë kisha shumë shokë të gabuar, femra të gabuara. Jeta më doli jashtë kontrollit dhe nuk e di kush ma bëri këtë. Ego? Fuqia? Paratë? Kur u pastrova nga të gjitha këto, ia rrëfeva gruas sime të dytë Jolantes  dhe tani vuaj pasi ajo jeton në Amerikë”, u shpreh Shnajder.