Përcaktohet çiftet gjysmëfinaliste të edicionit 2020-2021 të Kupës së Shqipërisë. Shorti i hedhur në ambientet e “Air Albanias” vuri përballë Vllaznisë, Laçin, ndërsa Teuta do të përplaset me Skënderbeun. Skuadra e para të mësuara nga goglat, do të jetë pritëse.

Me fat “Djemtë e Detit”, që do të kenë përballë skuadrën që mbyll Superioren dhe si objektiv kryesor ka mbijetesën. Nga ana tjetër, Vllaznia-Laçi është një sfidë shumë e më ekuilibruar, për faktin se të dyja skuadrat janë në një garë të ethshme për titullin kampion. Edhe në fazën gjysmëfinale do të zhvillohet vetë një ndeshje.

Gjysmëfinalet:

Vllaznia – Laçi (14 prill)

Teuta – Skënderbeu (14 prill)