Pasi ka konfirmuar largimin nga Bajerni në fund të sezonit, e ardhmja e Arjen Roben është e hapur. Por, që tani klubet kanë filluar të rreshtohen për firmën e tij. Ekipet e fundit që kanë shfaqur interes për të janë FC Groningen dhe PSV Eindhoven. Aty ka nisur karriera e lavdishme e sulmuesit holandez.

i ekipit holandez të Groningenit Hans Nijland ka folur me Dagblad Norden për një rikthim të mundshëm të Roben.“Do të ishte një ëndërr e bërë realitet nëse ai do ta mbyllte karrierën aty ku e nisi, te FC Groningen,” është shprehur 58-vjeçari, duke e mbyllur me fjalinë: “Ne mund të ëndërrojmë akoma, apo jo?”

Ndërkohë, në qytetin tjetër të Holandës, Eindhoven shpresat për një rikthim të tij janë gjithashtu të mëdha. Trajneri Mark Van Bomel do të priste me kënaqësi ish-kolegun e tij te Bajerni. Vetë lojtari bavarez ende nuk ka deklaruar se ku do të luajë pasi të largohet në fund të sezonit nga Mynihu. “Nëse gjithçka do të shkojë kështu siç është, atëherë sigurisht që do të vazhdoj të luaj diku tjetër. Por për momentin nuk e kam vendosur ende të ardhmen time, të shohim në muajt e ardhshëm. Do të flas edhe me familjen dhe më pas do të vendosim se çfarë do të bëjmë”, u shpreh Roben.